Rrëzimi i dekretit për Kodin Zgjedhor, Meta: Asnjë surprizë nga Kuvendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend të dekretit për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar nga maxhoranca, pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se nuk ka asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve.

Meta e mbyll reagimin duke përdorur shprehjen “me qetësi dhe dashuri”.

Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri! Nesër më ndiqni tek “Zonë e Lirë” e Arian Çanit!”, shkruan Meta.

Risjellim në kujtesë se ashtu siç ishte edhe paralajmëruar më herët nga kryeministri Rama, Kuvendi rrëzoi të enjten dekretin e presidentit Meta për Kodin Zgjedhor, me 96 vota kundër.

Edhe kësaj radhe, mazhoranca mori votat e mjaftueshme për ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor.

Pak ditë më parë, kreu i shtetit, i ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i bëri thirrje Kuvendit dhe qeverisë ta rishikonin edhe një herë./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Një shenjë e zakonshme në kyçin e këmbës mund të tregojë kolesterol të lartë

Çdokush mund të ketë kolesterol të lartë, që ndodh kur sasi të tepërta të kësaj substance yndyrore natyrale grumbullohen...

OBSH: Situata në Gaza është shqetësuese, “uria masive” po përhapet me shpejtësi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për situatën në Gaza. Kriza humanitare ke prekur qindra mijëra njerëz, dhe më të rrezikuar janë edhe...

Partia e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

Partia Social-Demokrate ka kërkuar që të djegë listën e mbyllur të qarkut të Tiranës. Burime bëjnë me dije se PSD ka kërkuar në KQZ që...

Mashtrimi me mikrokreditë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon të dyshuarit për gjykim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një nga skemat më të mëdha të mashtrimit financiar të...

Opera e Qendrës “Kennedy” shumë shpejt do marrë emrin e Melania Trump

Komisioni i Buxhetit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA miratoi të martën një propozim për të riemërtuar sallën e operas në Qendrën “Kennedy” në...

Lajme të tjera

Web TV