Ardian Ismaili debuton për Specian, luan për afro 15 minuta në fitoren në Kupë

Luan për afro 15 minuta në fitoren 2-0 në Kupë në fushën e Çitadelës. Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, ka mbetur i kënaqur me debutimin te skuadra e Specias, e cila militon në nivelin më të lartë të Kampionatit Italian të Futbollit, Serinë A.

Të mërkurën, mbrojtësi luajti nga minuta e 79-të për Spezian, që fitoi në fushë të huaj me rezultatin 2-0 ndaj Çitadelës, në takimin e vlefshëm për turin e 3-të të Kupës së Italisë.
Futbollisti nga Kosova iu bashkua në fillim të muajit shtator skuadrës së Specias, duke ardhur nga skuadra e Hajdukut të Splitit.

Por, sipas medieve kroate, për shkak të problemeve me leje të punës, Ismajlit i është dashur të prisja ndeshjen e Kupës së Italisë për ta realizuar debutimin. Ai ka thënë se ka marrë vlerësim pozitiv, derisa pret të debutojë edhe në Serinë A.

Është vetëm ndeshja ime e parë zyrtare për Specian dhe sigurisht se jam i kënaqur me paraqitjen time”, – ka deklaruar ai pas ndeshjes, duke vijuar: “Është një fillim i mbarë për mua dhe pres me hapa të sigurt ta bëj edhe lëvizjen e radhës. Jam duke punuar maksimalisht në stërvitje dhe pres të paraqitem sa më shumë për klubin. Kam ardhur me synime të mëdha në këtë skuadër.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar u vlerësua lart për paraqitjen e tij edhe pse për afro 15 minuta në fitoren në Kupë./Bl.Ba/Fjala.al