Ky është momenti i frikshëm kur tërmeti 6.6 i shkallës Rihter shkatërron një pallat në Turqi.
Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë shembur disa ndërtesa mes tyre edhe një pallat, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve.
Ndërkohë përmes një postimi në Twitter ministri Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu shrkuan se deri më tani sipas informacioneve janë shembur 6 ndërtesa në Bornova dhe Bayraklı.
izmirde binanın çökme anına ait olduğu belirtilen görüntüler:#deprem #earthquake pic.twitter.com/rRhlbieoiQ
— BPT (@bpthaber) October 30, 2020
Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar.
Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave bën me dije se epiqendra ishte në detin Egje, 17 kilometra larg qytetit të Izmirit, dhe magnituda ishte 6.9, ndërsa Agjencia Amerikane e Gjeologjisë thotë se tërmeti ishte i madhësisë 7, i shkallës rihter, me një thellësi prej 2 kilometrash në afërsi të ishullit të Samosit.
Në ishullin grek janë shkatërruar disa banesa, por deri më tani nuk ka raportime për viktima./Re.D/Fjala.al