Ekspertja ka një lajm të mirë për ata që konsumojnë makarona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të konsumosh makarona të bën të lumtur, të ndihmon të flesh dhe ndihmon në dobësim. Mjaft më me mitet falso mbi makaronat, nuk është e vërtetë që nuk mund të konsumohen në darkë, dhe pse vallë të privohemi nga një karbonara e shijshme?

Ato stimulojnë tiroiden dhe i bëjnë mirë edhe humorit. Lajmi i mirë vjen nga endokrinologia dhe nutricionistja Serena Missori.

Sipas dietologes është mirë të përdoret makarona e grurit të fortë. Dhe më mirë akoma ato me indeks glicemik (sheqeri) të ulët, pasi janë të përshtatshme për diabetikët dhe ata të cilët duan të humbasin peshë.

Bëni kujdes, makaronat nuk duhet të jenë zier shumë. Ato duhet të jenë patjetër al dente sepse janë më të shijshme dhe kanë nivel glicemik (sheqeri) të ulët.

Gjithashtu këshillohet një makaronë e mirë, e tiganisur me vaj ulliri extra të virgjër dhe erëza, por ndonjëherë t’i lejojmë vetes edhe një karbonara me vezë dhe pançetë, për të shtuar dhe pak proteinë.

Makaronat mund të konsumohen edhe në darkë, sidomos nëse jemi të stresuar, nëse vuajmë nga pagjumësia, nëse jemi në menopauzë apo nëse vuajmë nga sindroma premestruale.

Kjo sepse makaronat ndihmojnë në sintezën e serotoninës dhe melatoninës duke bërë që të thithet më mirë triptofani (aminoacid që përdoret për biosintezën e proteinave) dhe në këtë mënyrë ndihmon në relaksim dhe favorizon gjumin.

Nëse relaksohemi reduktohen hormonet e stresit, ndër të cilët kortizoni, që favorizon shtimin në peshë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

U lirua nga gjykata e Fierit/ Flet avokati i Salianjit: Ishte dënim politik

Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 25 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

Fitoi lirinë/ Ervin Salianji njofton konferencë për mediat në PD

Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht.Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë,...

Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra

Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i tëri i boshatisur. 10 kabinat...

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD Ervin Salianji

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pas...

Lajme të tjera

Web TV