Facebook s’e parandalon dot shpërndarjen e ‘fake news’-it për zgjedhjet në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më pak se një javë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe keqinformimi në lidhje me votimin, rregullat dhe sigurinë e votimit po përhapet me shpejtësi në internet.

Newsguard, një platformë që merret me analizimin e besueshmërisë së mediave dhe faqeve të informacionit, ka përmbledhur në një studim lajmet kryesore që mashtrojnë mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA, të cilat janë botuar në mbi 6 mijë faqe interneti.

Një nga mashtrimet kryesore është lajmi se votimi me postë rrit mundësinë e manipulimit zgjedhor.

Studimi i Newsguard identifikoi 40 profile në Facebook, të cilat u konsideruaran si faqet që përhapnin më shumë informacione të rreme mbi metodat e votimit dhe që kishin mbi 100 mijë ndjekës secila.

Katër nga 40 faqet menaxhohen jashtë Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në vende si Meksika, Vietnami dhe Izraeli.

Pavarësisht përpjekjeve të Facebook për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme, faqe të tilla vazhdojnë të jenë në gjendje të postojnë informacione të pavërteta rreth votës dhe procesit zgjedhor dhe krejt në kundërshtim me politikat e paracaktuara nga rrjeti social.

Lajme të reja dhe false publikohen çdo ditë, me informacione të pasakta dhe me tendencën për të mashtruar qytetarët”, denoncoi stafi i Newsguard./Re.D/Fjala.al

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV