Tërmeti në Egje/ Mjeku shqiptar në Turqi tregon si po menaxhohet situata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku shqiptar që punon në Izmir, Gëzim Dauti ka folur për mediat shqiptare duke deklaruar se situata është duke u menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer nga autoritetet turke.

“Situata në këtë moment pavarësisht se ka shumë panik dhe frikë po menaxhohet në mënyrë prefekti nga ana e shteti dhe spitaleve këtu, pasi Izmiri nuk ka mungesa nga ana spitalore a dhe ajo e shëndetësisë. Të plagosurit kanë marrë ndihmën e duhur sipas nevojave”, shtoi ai.

Deri më tani në Turqi janë konfirmuar 14 viktima dhe mbi 400 të plagosur , mes tyre dy minoren. Gjendja pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Greqi paraqitet dhe më e rënduar ndërsa orët kalojnë. Ekipet e shpëtimit po punojnë në 17 ndërtesa të rrëzuara, për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat.

Më herët, kryeministri grek ka telefonuar presidentin turk Erdogan, për ta shprehur ngushëllimet dhe për humbjet tragjike në shtetin turk.

“Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë raste kur ne duhet të qëndrojmë së bashku.’’

Krahas tij, kanë reaguar Franca dhe kryetarët e BE, Von der Leyen dhe Charles Michel të cilët krahas keqardhjes shprehën dhe gatishmërinë e bllokut për të ofruar ndihmë./R.G/Fjala.al

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV