Turqia dhe Greqia: Gati të mbështesim njëra-tjetrën për të përballuar pasojat e tërmetit

Greqia dhe Turqia kanë nënvizuar gatishmërinë e tyre për të ndihmuar dhe mbështetur njëra-tjetrën në rast nevoje.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, përmes një komunikate për mediat.

Aty theksohet se gjatë një bisede telefonike, ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Greqisë, respektivisht Mevlut Çavusoglu dhe Nikos Dendias, ranë dakord se janë gati të mbështesim njëra-tjetrën për të përballuar pasojat e tërmetit.

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e qytezës Seferihisar në rrethin Izmir të Turqisë, në orën 14:51 me kohën lokale.

Sipas një njoftimi në uebfaqen e Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), epiqendra e tërmetit që u ka marrë jetën 4 personave dhe ka lënë të plagosur 152 të tjerë deri tani, ishte 16,54 km në thellësi të detit Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar./Re.D/Fjala.al