31 tetor 1517, tezat që reformuan Kishën Katolike 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur flitet për kishën protestante në përgjithësi assesi s’mund t’i kalosh pa i përmendur 95 tezat e kryereformatorit të krishterimit.

Martin Luther postoi 95 tezat e tij në derën e kishës në Wittenberg. Nëpërmjet tyre, Martin Luteri protestonte kundër shpërdorimeve të Kishës, veçanërisht ndaj shitjes së indulgjencave (letra për faljen e mëkateve). Këto teza u bënë nxitëse për reformimin e Kishës në Gjermani.

Martin Luteri, i cili lindi në vitin 1486 në Eisblen, dhe vdiq në vitin 1546. Fundamentalisht kisha protestante u shfaq në horizont me bërjen publike të këtyre tezave të cilat u vunë në derën e kishës së Vitenbergut më 31 tetor 1517. Prandaj edhe sot festohet 31 tetori si Dita e Reformacionit.

Praktikisht kishte edhe më përpara disa figura të shquara të teologjisë krishtere, të filozofisë dhe të rilindjes evropiane të cilët me një mënyrë ose tjetrën i kishin shfaqur protestat e tyre kundër dogmatizmit katolik të asaj kohe, por ishte vetëm Martin Luteri ai i cili me anë të 95 tezave të tij të famshme doktrinalisht po jepte përgjigje për të gjitha devijimet e krishterimit mesjetar.

Martin Luteri pasi i vendosi këto teza në kishën e qytetit të Vitenbergut, atëherë la porosinë se do të kthehej pas tri ditësh që do t’i mbronte publikisht këto teza. Tri ditët ishin simbolikë biblike, dhe kishte kuptimin e ditëve të ringjalljes së Krishtit, me këtë anologjia ishte në ringjalljen e kishës së vërtetë krishtere në parimet ungjillore dhe në parimet e kishës së hershme krishtere, para se ajo të romanizohej (katolocizmi) ose të helenizohej (ortodoksizmi).

Kërkesat dhe vizioni i Luterit në këtë kohë nuk ishte që të bënte një kishë të re, por që të reformohej kisha ekzistuese, pra kisha romano-katolike. Doli se kjo ishte një përpjekje dhe një proces i kotë pasi menjëherë pas mbrojtjes publike sulmet dhe ekskomunikimi erdhën nga papati. Prandaj kështu u përgatit Kuvendi i Mirënjohur i cili përfundimisht e shpalli Kishën Protestante në vitin 1524. Kishte edhe shumë figura të tjera të njohura që e vazhduan reformacionin evropian dhe filozofinë e tezave të Luterit, si p.sh. Gj. Kalvini, U. Cvingli, K. Grebel, M.V. Iliriku, F. Melanhton, Xh. Hus, J.A.Komenski, H. Bullinger.

Lexo edhe :  Dënimi i Jean-Paul Akayesu dhe kujtesa e gjenocidit në Ruandë

Sipas historianit anglez Noel Mallkom, në vitin 1580 në Kosovë ishte një reformator luteran i cili erdhi dhe predikoi mes shqiptarëve ungjillin e Krishtit si dhe shpalosi doktrinën protestante. Në të vërtetë, aq sa mund ta dokumentojmë deri tani, është vetëm viti 1887 kur themelohet kisha e parë protestante ndër shqiptarët, dhe kjo filloi në Manastir, dhe pastaj në Korçë më 1892 në krye me predikuesin Gjerasim Qiriazi./Fjala.al

Të fundit

Krijohet Operatori Kombëtar për Ujin, Rama: Paaftësia e bashkive, e frikshme!

Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se...

“Qeveria nuk do të rrisë çmimin e ujit”, Balluku: Mbrojtje më të fortë për burimet ujore!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se për të gjitha ata që thonë se do të ketë një...

Firmosi me Juventusin, Braçe ‘kritika’ për Edon Zhegrovën: Pupupu

Emri i Edon Zhegrovës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm mes tifozëve, por edhe te politikanët shqiptarë. Pas urimeve nga kryeministri...

Balluku: Uji i pijshëm s’mund të përdoret për lavazhe makinash dhe mbushje pishinash

Ministrja Belinda Balluku ka “qortuar” sot të gjithë ata që shfrytëzojnë ujin e pijshëm në mënyrë pa kriter. Ajo tha se uji i pijshëm...

Si po lirohen ukrainasit nga librat në gjuhën ruse

Sulmi i Putinit ka bërë që dashamirësit e librave në Ukrainë të largohen nga dominimi letrar rus, me mjete të ndryshme Charlotte Higgins/ në Kyiv...

Lajme të tjera

Web TV