Halloween në kohë Covid-i/ Policia prezente në festimet e të rinjve në Tiranë (Foto)

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar edhe në festimet e Halloween në kryeqytet.

Edhe pse ditët e fundit ka patur një numër të lartë infektimesh, në rrugët e Tiranës nuk ishin të paktë të rinjtë që dolën të maskuar dhe të mbledhur bashkë, për të festuar.

Nuk kishte si të mungonte as prania e policëve në rrugë, për të monitoruar respektimin e rregullave anti-COVID, e duke i kërkuar të rinjve të vendosin maskën.

Kujtojmë se në vendin tonë janë shënuar 7 viktima dhe 241 raste të reja.

Pa.Va/Fjala.al