Braçe për Ilir Metën: Nderon llumin e llumit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka “thumbuar” presidentin e Republikës, Ilir Meta, teksa i ka kujtuar muajin nëntor, ku ka disa kremtime të luftërave të shqiptarëve për pavarësi dhe çlirim.

Edhe pse nuk e ka përmendur emrin e Metës në statusin e tij në “Instagram”, Braçe shkruan se i ka bërë heronjtë e vendit axhendë të tij në kohët e fundit.

Në shënimin e tij të gjatë, Braçe kërkon që heronjtë e vendit të mos përdoren nga politikanët për qëllime të caktuara.
Nëntori i kuq!

Nëntori i dëshmorëve të atdheut!

Nëntori i atyre që luftuan për pavarësi; Nëntori i atyre që luftuan kundër fashizmit e nazizmit, bashkëpunëtorëve të tyre, çliruan atdheun!

Është muaji historik i heronjve të vërtetë të këtij vendi; atyre që nuk kanë të ngjashëm, veçanërisht mes politikanëve të pas 1912-tës, pas 1939-tës, pas 1944-tës, pas 1990-tës e këtej po e po; atyre që janë heronjtë e popullit, e që kurrë nuk bëhen heronjtë e politikanëve; nuk ua lajnë e as amnistojnë, fajet, vjedhjet, vrasjet, as sharjet, shpifjet, fyerjet, kërcënimet; nuk ua legjitimojnë nevojën për pushtet personal gjithnjë, deri në fund fare, tek ai biologjik!

Ka një hendek të madh, shumë të madh mes tyre dhe atyre që bëjne si ta: idealizmi! Idealizmi i tyre i bëri dëshmorë të atdheut!

Materializmi i këtyre i bëri politikanët e përjetshëm të atdheut! Ndaj në ditën e parë të nëntorit, kam një thirrje për ty: Ndero këtë muaj heroin tënd! Luftëtarin për pavarësi, partizanin antifashist!

Jo politikanin që abuzon me ta, herë i harron, herë i sulmon, herë i relativizon e i delegjitimon, herë bëhet bashkë me llumin e llumit që nuk ka lëne gjë pa bërë kundër heronjve të atdheut!

Tregoji Shqipërisë heroin tënd, fol për të, shkruaj për të; veçanërisht ti që je i ri, tregoji gjithkujt për stërgjyshin e gjyshin tënd që e bën këtë vend të pavarur e të lirë nga fashizmi e nazizmi!

Ji krenar për të! Bëje ti e mos lejo që politikani atje tej të përdor heroin tënd për hapin e parë drejt fashizmit, sovranizmin!” shkruan Braçe.

Të fundit

Pas shpërthimit të vullkanit në malin Etna, turistët ikin me vrap

Janë publikuar pamje tronditëse që tregojnë turistë në malin Etna teksa vrapojnë për t’iu shmangur një situate të rrezikshme,...

Publikohen pamjet nga moment i lëkundjeve sizmike në Turqi (VIDEO)

Mediat në Turqi kanë publikuar pamjet e tërmetit 5.8 Rihter që tronditi vendin në orët e para të së martës. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë...

Bie qeveria në Holandë, lideri i së djathtës ekstreme tërhiqet nga koalicioni

Lideri holandez i të djathtës ekstreme, Geert Wilders, e ka tërhequr partinë e tij nga koalicioni qeverisës katërpartiak i vendit për shkak të një...

AirBaltic nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit

Linja ajrore kombëtare e Letonisë, airBaltic, ka nisur sot dy destinacione të reja direkte nga Tirana, duke lidhur kryeqytetin shqiptar me Talinin (Estoni) dhe...

Kylie Jenner humbi mikun e ngushtë, zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të 34-vjeçarit

Është bërë i ditur zyrtarisht shkaku i vdekjes së stilistit të njohur të flokëve të Kylie Jenner, Jesus Guerrero, i cili ndërroi jetë në...

Lajme të tjera

Web TV