Intesifikohet fushata presidenciale në prag të votimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidenti Trump dhe ish-Nënpresidenti Joe Biden janë përqendruar tek shtetet fushëbetejë, të nevojshme për fituar garën presidenciale. Dy kundërshtarët, po ashtu po mbështeten në fushatat e tyre nga figura të profilit të lartë, në përpjekjet për të ofruar argumentet përmbyllëse të fushatës dhe për të nxitur amerikanët të votojnë.

Presidenti Trump do të shkojë të dielën në pesë shtetet vendimtare, Miçigan, Ajova, Karolinën e Veriut, Florida dhe Xhorxhia. Ish-nënpresidenti Joe Biden do të bëjë fushatë në shtetin e tij të vendlindjes, Pensilvani.

Në Miçigan të shtunën, një shtet që zoti Trump e fitoi me rezultat të ngushtë katër vite më parë, ish-Presidenti Obama iu bashkua për herë të parë fushatës së zotit Biden. Thirrja e kandidatit demokrat Joe Biden ndaj votuesve ishte e qartë.

“Ne zgjedhim shpresën përballë frikës. Unitetin përballë ndarjes, shkencën përballë trillimeve. Ne zgjedhim të vërtetën përballë gënjeshtrave të njëpasnjëshme.”

Gjatë katër tubimeve në Pensilvani, Presidenti Trump paralajmëroi se ekonomia do të rrënohej nën administratën e zotit Biden.

“Joe Biden do të mbyllë ekonominë, do të dëgojë vendet tuaja të punës në Kinë, e cila e paguan atë shuma të mëdha. Do të rrisë taksat me 4 trilionë dollarë dhe do ta çojë vendin në një depresion të thellë katastrofik.”

“Donaldi lufton për të mbrojtur dhe mbështetur të gjithë amerikanët. Kemi një president që mbështet rendin dhe ligjin. Një president që mbështet plotësisht gratë dhe burrat në uniformë, ndërsa të tjerët bëjnë thirrje për shkurtimin e fondeve të tyre. Kemi besim tek gjykatësit dhe sistemi ligjor për të marrë vendime të mbështetura tek drejtësia,” tha Zonja e Parë Melania Trump.

Lexo edhe :  Situatë e rëndë nga moti i nxehtë në Francë, mbyllen mbi 1300 shkolla

Ndërkohë më shumë se 90 milionë amerikanë kanë votuar deri tani, një pjesmarrje rekord, me radhë të gjata në Nju Jork, Oklahoma, Florida dhe Xhorxhia.

“Çdo votë ka vlerë”, thotë një votues.

Zyrtarët në disa shtete po u kërkojnë amerikanëve që personalisht të dorëzojnë fletët e votimit në qendrat e caktuara në mënyrë që ato të arrijnë brenda afatit kohor.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

14-vjeçarja shqiptare mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e...

Punëtori bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit, nën akuzë pronari i karburantit

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar...

Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 54 personave ka ndodhur në Athinë. Mësohet se dy autobusë janë përplasur në një stacion. Sipas raportimeve, shoferi i...

Trump bashkëpunon me Putin? Gjermania dyshon te presidenti amerikan

Gjermania hedh hije të forta dyshimi për nëse Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje për konfliktin në Ukrainë. Kancelari...

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata: Do mbrojmë punonjësit

Pas aksionit në kompaninë “Bankers” që për 20 vite ka shmangur taksat, ka reaguar Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ku thekson se do të mbrojë...

Lajme të tjera

Web TV