Italia gati masat Anti-Covid edhe më të ashpra

TOPSHOT - A man wearing a protective mask passes by the Coliseum in Rome on March 7, 2020 amid fear of Covid-19 epidemic. - Italy on March 6, 2020 reported 49 more deaths from the new coronavirus, the highest single-day toll to date, bringing the total number of fatalities over the past two weeks to 197. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP) (Photo by ALBERTO PIZZOLI/AFP via Getty Images) *** BESTPIX ***

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza është shprehur se Italia ka 48 orë për të ulur rastet me Covid.

Mediat italiane raportojnë se Speranza ka hedhur si mundësi që të limitohet lëvizja e personave që janë mbi 70 vjeç. Sipas asaj që u shpreh ministri i shëndetësisë, situata me infektimet në Itali është në gjendje kritike.

Ditën e sotme ( e dielë)  në një konferencë për shtyp, ai është shprehur se nëse rastet nuk ulen do të merren masa të reja anti-Covid edhe më të ashpra për të bërë të mundur uljen e rasteve

Pritet që Italia të prezantojë masa të tjera kufizuese në ditët në vijim.

Kujtojmë që deri më tani 38,618 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 679,430.

la.mi/Fjala.al