Kosovë-Shqipëri, drejtuesit e Federatave përvijojnë veprimtari të përbashkëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vijim të bashkëpunimit të vazhdueshëm, një delegacion i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), ka vizituar të shtunën Kosovën, aty ku, i shoqëruar nga drejtuesit e Federatës së Volejbollit, ka ndjekur derbin e kampionatit vendas të femrave midis Dritës dhe M Technologie.

Ndërkaq, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe ata të Kosovës kanë zhvilluar në mbrëmje në një darkë pune. FVK në këtë takim FSHV-ja u përfaqësua nga Presidenti Erlind Pëllumbi, Zv/Presidenti Dashamir Brari dhe Sekretari i Përgjithshëm, Albens Vokopola, ndërsa FVK-ja u përfaqësua nga Kryetari Abedin Ibrahini, Nënkryetarja Mimoza Shkodra-Bislimi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Valon Nikqi.

Në takim u diskutua për problemet dhe vështirësitë që dy federatat po hasin gjatë epidemisë së virusit korona. Temë tjetër e takimit dhe mjaft e rëndësishme, ishte organizimi i veprimtarive të përbashkëta, për çka pati edhe mirëkuptim dhe në ditët në vijim do të bëhen publike edhe turnetë e përbashkëta që do të organizohen.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ferri im

Nga Edison Ypi Jam i sëmurë me grip. Unë dy metra burrë po ndeshem dhëmbë për dhëmbë me një virus...

Rama rrëfen bisedën me Elmar Brok: Sa herë unë vij “të të vras”, ngjitesh më lart!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në Facebook nga takimi me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok Mesazhi: Elmar Brok: Edi,...

Si ka fytyrë PD që kërkon procesverbalet?!

Nga Ylli Manjani Tani, edhe kjo kërkesa e PD që i bën me tërsëllimë KQZ, “na jepni kopjet e procesverbaleve”, kur komisionerët e tyre kanë...

LAJMI I FUNDIT/ Ervin Salianji kërkesë për lirim të parakohshëm nga burgu

Ervin Salianji ka dorëzuar një kërkesë për lirim të parakohshëm nga qelia. Këtë e bën të ditur Balkanweb. Mësohet se kërkesa është dorëzuar në gjykatën e...

Kim Kardashian: Kam frikë se Kanye nuk do të mi kthejë më fëmijët!

Burime pranë Kim Kardashian kanë deklaruar se ajo është shumë e shqetësuar se nëse fëmijët shkojnë për vizitë tek babai i tyre, Kanye West,...

Lajme të tjera

Web TV