A do jetë Klevis Balliu në listat e LSI? Përgjigjet Kryemadhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi spekulimet se Klevis Balliu do të kandidojë për deputet në radhët e PS zgjedhjet e ardhshme.

E ftuar në Report Tv ajo nuk dha një përgjigje të prerë mbi këto diskutime, por u shpreh se vlerësimin e Balliut i takon ta bëjë PD dhe Lulzim Basha.

Ajo shtoi se fakti që mund të jesh tepër aktiv në fushatë nuk do të thotë se do të jesh i përfshirë në listat e deutetëve.

“Në fakt unë Klevisin e njoh që fëmijë. Klevisi është anëtar i PD-së, nuk është anëtar i LSI-së dhe këtu nuk është problemi që ne t’i bëjmë karshillëk njëri tjetrit. Unë jam e bindur që vlerësimin e Partisë Demokratike të Klevis Balliut nuk ka ngelur që t’ia bëjmë ne, por t’ia bëjë vetë kryetari i saj dhe PD-ja. Unë nuk mendoj se të qënurit në listat e deputetëve është po themi gjë e domosdoshme. Ajo që është shumë e rëndësishme është që listat e LSI-së, do të jenë lista të cilat do të vijnë pas një lloj procesi, jo vetëm të përfshirjes së anëtarësisë, por edhe të opinionit publik, edhe të leximit të kandidatëve të mundshëm që mund të ketë LSI-ja në qarqe të mundshme.

Ne kemi përzgjedhur koordinatorë politikë, të cilët janë jo vetëm koordinatorë politikë për përgatitjen e axhendës elektorale, por edhe për ngritjen e grupeve të punës gjatë fushatave elektorale, të cilët jo vetëm marrin angazhimin e tyre nëpër struktura, por edhe një angazhim të gjithë përfshirjes së gjithë elementëve që i duhen një partie politike në fushatë elektorale. Sepse mund të jesh simpatizant, por nuk do të jesh anëtar i partisë. Mund të jesh militant që punon në fushatë dhe je mjaft aktiv, por nuk do të jesh i përfshirë në listat e deputetëve.”, u shpreh Kryemadhi.

Lexo edhe :  Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

Pasi anëtarësia e PD zgjodhi që Balliu të mos ishte pjesë e listave për deputet në Partinë Demokratike, mediat filluan të aludojnë se ish-deputeti i PD do të kandidojnë në radhët e LSI.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

11 të plagosur në SHBA, një 42-vjeçar i pajisur me thikë godet klientët në supermarket

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në shtetin e Miçiganit në SHBA. Raportohet se një person goditi me thikë...

“Na ke sjellë një shishe ujë tepër”/ Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamarier është dhunuar brutalisht nga një...

“Berishën e pret burgu i përjetshëm”/ Avokati: “21 janari” është kopsitur dhe faktuar

Avokati Idajet Beqiri, tha se shtetit i së drejtës në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet pasi sipas tij po bën goditje selektive. Ai...

Arrestohet autori i zjarrit në Shetel të Shijakut

Policia ka njoftuar ditën e sotme se është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar...

Fundi i një shpirttrazimi: Vincent van Gogh qëllon veten, vdes dy ditë më pas

27 korrik 1890 Leonard Veizi Në muzgjet e fundkorrikut 1890, fusha të arta me grurë përkundeshin nën erën e Auvers-sur-Oise, si të shkundura nga një...

Lajme të tjera

Web TV