“A të ka thënë ndonjëherë burri boll më, lëre këtë punë?” Ja si përgjigjet Etilda Gjonaj

Etilda Gjonaj është një nga ministret më të rëndësishme të kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Por ajo ka qenë shpesh objekt i sulmeve politike ka kundërshtarë. Madje shumë herë duke kaluar edhe etikën. Por si i kanë pritur në familje këto sulme? Gjatë emisionit HARD TALK, gazetari Roland Qafoku e pyeti zonjën Gjonaj se si  përcillte bashkëshorti këto sulme.

 

-Nuk të ka thënë ndonjëherë bashkëshorti: “mjaft se na çmende, merresh me këto budallallëqet e politikës shqiptare”?

-Patjetër që edhe në familje ka dilemat e veta por përtej faktit që bashkëshorti ka qenë një ndër mbështetësit dhe përkrahësit e mi më të mëdhenj, shpesh herë diskutimi është me prindërit, dhe padyshim edhe në koston e asaj çfarë do të ketë djali im, por besoj se ja vlen sakrifica për të ndërtuar në atë që ti beson dhe unë besoj fort te reforma në drejtësi./Fjala.al/Ke.Ba