Ariana Grande e dashuruar marrëzisht në Dalton Gomez

Këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande është e dashuruar marrëzisht në Dalton Gomez.

‘Daily Mail’ shkruan se krijuesja e hitit “7 Rings” raportohet se po kalon kohë produktive me të dashurin, pas shtatë muajsh lidhje.

Një burim për E News ka thënë: “Ariana është ende e dashuruar me Dalton. Kanë një lidhje mjaft të shëndetshme”.

Ata pëlqejnë që të jenë normal dhe Ari pëlqen që ai është me këmbë në tokë. Ai balancon jetën dhe karrierën e saj. Po ashtu dyshja kalojnë mjaft kohë së bashku”, shtoi burimi.

Vlen të përmendet se çifti kanë qenë duke jetuar së bashku gjatë pandemisë coronavirus, ndërsa e konfirmuan edhe në rrjete sociale një gjë të tillë.

E ndërkohë as Ariana e as Dalton nuk po ekspozohen shumë para publikut, pasi dëshirojnë që të shijojnë romancën vetëm mes tyre./Bl.Ba/Fjala.al