Kanë kaluar tre ditë qëkur tërmeti i fuqishëm goditi Izmirin dhe operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë me intensitet të plotë punën për gjetjen e të mbijetuarve.
Sipas të dhënave të fundit shkon në 85 numri i viktimave pasi ekipet nxorën nga rrënojat më shumë trupa brenda natës mes ndërtesave të shembura.
Mëngjesin e ditës së sotme u bënë virale edhe pamjet e një të riu që kishte filmuar veten nën rrënoja teksa priste ekipet e kërkim shpëtimit ta shpëtojnë atë, duke treguar edhe njëherë vuajtjet me të cilat po përballen të gjithë në këtë kohë.
Tërmeti i së premtes, sipas institutit turk Kandilli, ka pasur fuqinë prej 6.9 shkallësh të Richterit dhe epiqendrën në Detin Egje.
Si pasojë e tij, dy persona kanë humbur jetën në ishullin Samos të Greqisë. Turqia dhe Greqia shtrihen pranë pllakave tektonike dhe goditen shpesh nga tërmetet.
Në vitin 1999, dy tërmete të fuqishme kanë vrarë mbi 18,000 njerëz në veriperëndim të Turqisë./Bl.Ba/Fjala.al