Aktori i Portokallisë zbulon betejën me Covid-19: Mendoja se mund ta humbja babanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur i “Portokalli, Ledio Lako ka rrëfyer se ai dhe familja e tij janë prekur nga Covid-19.

Në një intervistë për emisionin ‘Shqipëria live’ Lako tregon se fillmisht kishte rezultuar pozitiv me koronavirus babai i tij, më pas nëna dhe e gjithë familja.

Sipas Ledios, i ati ka pasur shenja të rënda të Covid-19, gjë që e kishte detyruar të shtrohej në Senatorium. Po ashtu ai tha se ishte frikësuar për babain, pasi imuniteti i ishte dobësuar tërësisht, ndërkohë që qëndroi në spital për 13 ditë.

“Unë e kisha bërë tamponin pasi babai im doli pozitiv me Covid-19. Më vonë edhe mami tha se nuk ishte mirë. Të shtunën më thotë edhe vëllai se nuk jam mirë, së bashku me familjen e tij. Tamponin e kisha bërë 2 herë brenda javës, por më thanë se do të rrija në shtëpi se isha në kontakt me persona të prekur nga Covid-19. Të hënën më morën në telefon, më thanë sërish se kisha dalë negativ, ndërkohë e gjithë familja pozitive. Pas dy orësh më morën në telefon dhe më thanë se isha pozitiv.“,  tregon Lako dhe vazhdon, duke treguar luftën që i ati kishte bërë me virusin:

“Kur mora lajmin isha në spital se kisha dërguar mamanë për të bërë një skaner. Lajmërova Top Channel, eprorët dhe gjithë kolegët. Babai e ka kaluar shumë keq. Qëndroi 8 ditë në shtëpi, e më pas e shtruam në Sanatorium. Janë treguar të gjithë të gatshëm, që nga mjekët e deri tek infermierët. 13 ditë qëndroi në spital. Babai rrezikoi jetën, ishte 50-50, për të mos thënë 60 për të ikur dhe 40% për të jetuar. Mendoja se mund ta humbja babanë. Ai është 76 vjeç, shumë aktiv, por kisha frikë sepse i ra shumë imuniteti, trupi. Zëri i kishte ikur fare, diabeti ju shfaq, se nuk ka patur ndonjëherë.”, tregon ai

Lexo edhe :  “12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Rastet me Covid-19 janë duke u rritur çdo ditë e më shumë në vendin tonë ku sot u shënua një rekord me 5 viktima dhe 381 raste të reja.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV