Gazetari austriak Florian Klenk ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sulmin terrorist në Vjenë për të cilin është shprehur se një nga autorët e sulmit është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Sipas tij bëhet fjalë për Kurtin. S., 20 vjeç me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Më tej gazetari sqaron se Kurtini është lindur dhe rritur në Vjenë, por ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij, shton gazetari, janë nga Maqedonia e Veriut.
Klenk tregon se i riu ka qenë nën vëzhgimin e Shërbimit Sekret pasi ishte mes 90 islamikëve që kishin synim të shkonin në Siri, por u ndalua në korrik.
“Kam zbuluar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S., i lindur në 2000, ishte 20 vjeç, u lind dhe u rrit në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për Islamizmin.
Ai ishte në objektivin e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës sepse ishte një nga rreth 90 islamikë austriakë që donin të udhëtonin në Siri. U ndalua në korrik. Policia nuk e besoi që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë“.
Vjena u trondit mbrëmë nga një sulm me armë nga disa persona, të cilët kanë qëlluar me armë kalimtarë të ndryshëm në qendër të qytetit./Bl.Ba/Fjala.al