“Bota pa ty do jetë tani më e vogël”/ Deputetja socialiste humb të atin

Deputetja socialiste Elona Gjebrea ka humbur babain ditën e martë.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë deputetja me anë të një statusi në rrjetet sociale, duke i dedikuar fjalë prekëse. Ajo thotë se do ta kujtojë gjithmonë si një baba model, gjysh shembullor dhe bashkëshort ideal.

“Me hidhërim të thellë, ju njoftoj për humbjen e babait tim, Shpëtim Gjebrea, babait model, gjyshit shembullor e bashkëshortit ideal. Kështu do ta kujtoj gjithmonë babain e shtrenjtë e të dashur. Sa shumë do na mungosh babush. Bota pa ty do jetë tani më e vogël”, shkruan Elona Gjebrea krah fotos së të atit.

 

Pa.Va/Fjala.al