Kukësi, Gega: Kemi grup të mirë lojtarësh dhe presionin do ta përdorim në dobinë tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka debutuar më herët në stolin e verilindorëve në turet eliminatore të Ligës së Evropë, por edhe para pak ditësh në Kupën e Shqipërisë, por, të mërkurën, Skënder Gega do të zhvillojë tani ndeshjen e parë si trajner i Kukësit në kampionat. Kategoria Superiore do të fillojë më në fund të mërkurën, teksa verilindorët do të përballen me kampionët e Tiranës, sfidë që do të luhet në stadiumin e Korçës. Në konferencën për shtyp të mbajtur para nisjes për të juglindje të vendit, trajneri tropojan foli rreth duelit me bardheblutë, gjendjes së ekipit të tij dhe objektivave të Kukësit për këtë sezon të ri.

“Tirana është ekipi kampion dhe një ekip historie, ata kanë vlerat e tyra, – ka deklaruar ai fillimisht. – Për ne është e rëndësishme të njohim njëri-tjetrin dhe veten tonë, kështu që shkojmë me ndjesi të mirë dhe objektiva të qarta. Ndryshime të mëdha janë bërë pas Kupave të Evropës, na ka shërbyer kjo periudhë pushimi. Ka disa lojtarë që nuk kanë luajtur dhe periudha e pushimit na ka shërbyer. Nga ana psikologjike dhe fizike jemi gati për sfidën e nesërme. Grupi që ishte një grup me kualitet dhe i vlerësuar. Do të kisha dëshirë të ishin këtu të gjithë, por janë zgjidhjet e tyre.”

“Grupi që ka ardhur na bën optimistë, është grup i mirë dhe cilësor, – ka vijuar ai. – Kanë përvojë dhe jemi munduar të bëjmë një ndërthurje midis atyre me një të kaluar shumë të mirë dhe lojtarëve me moshë të re. Është grup i mirë, edhe nga ana njerëzore. Do të na ndihmojnë të punojmë të qetë. Unë nuk kam ndryshuar, kam ndryshuar vetëm uniformën. Dua të marr më të mirën nga çdo futbollist. Gjithë ambienti shqiptar është i ngarkuar me presion. E kemi në gen, jemi emocionalë. Ka lloj lloj presionesh, por është presion i zanatit tonë. Duhet të jesh i gatshëm ta përballosh dhe të krijosh barazpeshë.”

“Objektivat janë të qarta, unë jam i qartë për veten time dhe me ekipin, – ka thënë ai. -Kur është qëllimi i mirë dhe ka bashkëpunim, presioni është i kuptueshëm. Stadiumi? Kukësi nuk ka dalë me humbje, personalisht nuk e shoh risk, është normale, do të jemi të barabartë në çdo stadium ku të luajmë. Në ndeshjet e shtëpisë duhet të marrim tre pikët, në ndeshjet jashtë duhet të japim e marrim maksimumin. Mendoj se të dy grupet kanë vlera dhe specifikat e ndryshme. Këta që kanë ardhur janë në të njëjtin nivel me ekipin që ishte vjet, edhe pse nuk janë shfaqur akoma.”

“Kemi besimin e plotë që kemi marrë njerëzit e duhur, – ka thënë ish-futbollisti i njohur. – Shpresoj që ky grup të mbajë po ato nivele, por edhe objektivat, që vjet nuk u arritën për arsye të ndryshme. Shpresoj që të bëjmë hapin e duhur. Kemi 23 lojtarë. Një pjesë e madhe janë të rinj, por kanë potencial të madh dhe do rriten shumë shpejt. Bytyçi është një nga ata, por ka edhe të tjerë. Shpresojmë të rriten shumë shpejt dhe të na ndihmojnë, pasi kampionati është shumë i gjatë.”

Natyrshëm, Gega është pyetur edhe për Partizanin, të cilin e shpalli “kampion” para dy sezonesh.

Lexo edhe :  Klubi turk kërkon transferimin e tij, Manaj shfaqet në Jugun e Shqipërisë

“Partizani? Është diçka e kaluar, kam qenë me fat dhe ishte privilegj që isha pjesë e të kuqve, – është përgjigjur Gega, që e ka shijuar titullin me të kuqtë edhe si lojtar, edhe si trajner. – Partizani është identiteti im, aty jam rritur dha kam zhvilluar karrierën time. Do të bëj po aq shumë edhe për Kukësin. Jam profesionist, nuk mund të bëhem kukësian menjëherë, por për aq kohë sa jam këtu do të bëj maksimumin. Dua të justifikoj besimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë këtu. Ky është profesionalizmi, por le t’ia lëmë kohës.”

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John...

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni...

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me praninë e aktores Macha Méril. Prodhimi...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV