Trajneri Egbo: Tirana e nis si “kampione” në fuqi, por ky është një sezon i ri për të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një shtyrjeje prej mëse dy muajsh, për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste, futbolli shqiptar ngre në mesjavë siparin e sezonit të tij të ri.

Në duelet e javës së parë të Kategorisë Superiore spikat takimi midis Tiranës dhe Kukësit. “Është një ndeshje e rëndësishme dhe çdo ndeshje në këtë kampionat është e rëndësishme, – ka deklaruar trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo. – Nuk ka asnjë përballje të lehtë. Mendoj se të gjithë ekipet janë njëlloj, sidomos në nisjen e kampionatit, kur nuk dihet se në çfarë gjendje janë ekipet dhe në po e shohim se në çfarë gjendje jemi aktualisht”.

Po si shkon Tirana në këtë sfidë? “Po luajmë si kampionë në fuqi kundër vendit të dytë, – përgjigjet nigeriani i stolit të kryeqytetasve. – Mendoj se Tirana-Kukësi mund të jetë një tjetër derbi i kampionatit shqiptar. Normalisht që kemi dhe janë mungesa, që do i ndiejmë shumë, por kam besim se lojtarët që do jenë në fushë do bëjmë maksimumin.” Ndërkohë, Egbo nuk preferon ta kthejë kokën prapa, teksa bilanci me verilindorët nuk ishte edhe aq i këndshëm. “Po flasim për kampionatin 2020-2021, nuk dua të kthehem mbrapa sepse ndeshja, që kemi para është e rëndësishme.”

“Në fund e rëndësishme është se kush e ka fituar kampionatin, jo kush ka fituar në përballjet direkte, – ka vijuar kreu i stolit bardheblu. – Kampionatet kanë treguar edhe në vende të tjera se ekipet e vogla në letër janë ekipe më të vështira. Këtë e bëmë ne, kundërshtari nuk e bëri dhe fituam kampionatin. Prandaj them se çdo ndeshje është njësoj për ne dhe do marrim një nga një. Të gjithë ekipet dhe ne nuk e dimë formacionin tonë dhe të atyre. Ndoshta ata mund të na kuptojnë më shumë neve. Kur të zhvillohen dy-tre ndeshjet e para do e kuptojmë formacionet dhe sistemet e lojës.”

Lexo edhe :  VIDEO: Yjet e Barcelonës shijojnë pushimet, shfaqen në jaht me disa modele

Trajneri i Tiranës thekson se, deri diku skuadra është gati fizikisht, por kampionati tregon qartë se ku janë me të vërtetë. “Futet emocioni dhe gjërat e tjera dhe pas dy-tre ndeshjeve do shikohet se ku janë ekipet, – thotë ai. – Siç e thashë, ne jemi kampionë në fuqi dhe jemi ekipi për tu mundur. Këtë e dimë vetë dhe presim ta mësojnë edhe lojtarët e rinj. Shpresojmë të ambientohen sa më shpejt. Nuk e vendos unë 11-shen e parë. E vendosin lojtarët. Lojtarët që janë mirë fizikisht dhe ata që janë gati mendërisht dhe psikologjikisht do jenë në fushë”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo.

Të fundit

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV