Plagoset me armë zjarri 31-vjeçari në Tiranë

Në orët e mesnatës në Tiranë janë regjistruar të shtëna me armë.

31-vjeçari Leo Hera është plagosur me armë zjarri në këmbë në rrugën “Don Bosko”, nga një person ende i i paidentifikuar.

I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

la.mi/Fjala.al