Rindërtimi/Rama: 19 kantiere të hapura që do përfundojnë brenda 2-3 muajsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur me shifra sa i përket procesit të rindërtimit. Në konferencën e përjavshme, Rama ka bërë me dije se janë hapur 19 kantiere ndërtimi, 13 prej të cilave banesa individuale dhe 6 lagje të reja, punimet e së cilave do të përfundojnë brenda 2-3 muajsh.

Kreu i qeverisë tha se shtëpitë e reja do të jetë cilësore, madje bëri një krahasim duke thënë se nuk do kenë asgjë ndryshe nga një shtëpi në zonën e ish- Bllokut.

Më në fund kemi përfunduar procesin e hartimit të marrëveshjen e Emiratet e Bashkuara dhe tani jemi gati për firmën përfundimtare që duhet të presim dhe pak ditë se po punojmë ngushtësisë me Emiratet edhe për një marrëveshje të re për dy qeveritë për investime direkte në vendin tonë dhe veçanërisht në zonat e prekura nga tërmeti.

Në zonë në Krujë, Vorë e Thumanë janë ndërtuar apo janë në ndërtim 820 shtëpi individuale dhe 3 lagje të reja, kemi dhe një bllok të konsiderueshëm në Krujë dhe po punohet intensivisht për shkak të terrenit të vështirë.

Do jetë një prurje e re, por në respekt të atij qyteti nga pikëpamja arkitektonike. 270 banesa në Shijak që siç parashikojmë do të jenë gati në fund të nëntorit me çatitë dhe brenda dhjetorit do të hyjnë në shtëpi të gjitha familjet. Ka filluar pjesërisht ndërtimi i 215 banesave në Manzë.

Lagje e re në zonën e Spitallës në Durrës dhe do të jetë me standarte optimale ashtu si kundër edhe një vlerë e shtuar në atë zonë, ku po merr formë edhe ekoparku, aty ku deri para pak kohësh gëlonte kanceri i Porto Romanos.

13 kantiere banesash individuale dhe 6 kantiere zona të reja, punime që do përfundojnë në 2-3 muajt e ardhshëm. 14 mijë fëmijë në shkolla të reja dhe në 26 nëntor do të hapim partinë e parë të shkollave të financuara nga buxheti i shtetit.

Brenda marsit mbi 2500 banesa individuale të financuara nga shteti me rreth 60 mln dollarë. 16 zona në total ku do të ndërtohen 4800 apartamente me 160 mln dollarë nga buxheti i shtetit”, tha Rama.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV