Biden: Jemi në rrugën e duhur për t’i fituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati demokrat, Joe Biden, tha se ishte optimist për rezultatin e zgjedhjeve. Në një fjalim të shkurtër në shtetin e Delauer, Biden tha se kishte besim që në fund do të dilte fitimtar.

“E dinim që do të ishte rrugë e gjatë, ndoshta do të zgjasë më shumë. Por ndihemi mirë. Besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet. Duhet të jemi të duruar deri sa të numërohet çdo votë.

Por ndihemi mirë, besojmë se kemi fituar Arizonën, dhe Minesotën, dhe jemi ende në lojë në Xheorxhia. Kemi ndjesi të mirë për Usikonsin dhe Miçigan. Edhe pse do të duhet kohë për të numëruar votat, do të fitojmë në Pensilvenia.

Mund të duhet më shumë kohë. Nuk më takon mua, dhe as Donald Trump-it të thonë kush i fitoi këto zgjedhje, kjo i takon popullit amerikan”, tha Biden.

Edhe pse tashmë e ka fituar Arizonën, Biden është ende mbrapa në shtetet e “murit blu”, Miçigan, Usikonsin dhe Penslivania, diçka që me sa duket, ai dhe skuadra e tij, besojnë se do të arrijnë t’i fitojnë.

Të fundit

Mesfushori i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Thomas Partey është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit...

Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me...

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit në Afganistan

Që nga pushtimi i Ukrainës, Kremlini është përballur me tensione diplomatike në nivel ndërkombëtar. Tani Rusia është vendi i parë që njeh qeverinë talebane...

Jorida Tabaku: Produktet shqiptare po vdesin. Qeveria fokusohet tek importi

"Nëse gjeni përherë e më pak qumësht vendi në tryezat tuaja, kjo është falë qeverisë socialiste. 12 vite vetëm shkatërrim bujqësisë! Toka e pasur...

“Nuk e di kur ka zgjedhje”… Rama merr në dorë strukturat e Tiranës

Përveç qeverisë dhe Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka marrë në dorë edhe frenat e Bashkisë së Tiranës. Në dy ditë takimesh me listën e...

Lajme të tjera

Web TV