Kastrioti gjunjëzon Partizanin, të kuqtë zhgënjejnë në “premierë” përballë të rikthyerve në Superiore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kastrioti ka befasuar Partizanin në “uverturën” e këtij sezoni të Kategorisë Superiore, duke e mundur kampionen e para dy sezoneve me rezultatin 2-1. Krutanët treguan grinte dhe në minutën e 20-të shënuan me anë të brazilianit David.

Një 11-metërsh në pjesën e dytë i barazoi shifrat, pasi Asani u tregua i saktë nga pika e bardhë. Por, në fund ishte Rezi që me një gol mjaft të bukur i dha goditjen finale skuadrës së Ilir Dajës dhe kështu Kastrioti e nis kampionatin me tre pikë.

Kështu, Kastrioti ka mposhtur me rezultatin 2-1 Partizanin, në ndeshjen e javës së parë të Kategorisë Superiore. Në stadiumin e Kamzës, u zhvillua një ndeshje e bukur nga fillimi deri në fund, ku nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat. Krutanët kaluan të parët në epërsi, më anë të Da Silvas, i cili pasi përfitoi nga një gabimi Belicës në mesfushë, u nis drejt portës së Hoxhës dhe pasi kaloi këtë të fundit, ia arriti ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Pas kësaj, Partizani u mundua të reagojë, por pa sukses, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në disavatazh. Pjesa e dytë nisi disi më mirë për skuadrën e trajnerit Ilir Daja, që gjeti golin e barazimit në minutën e 65-të, pas një 11-metërshi të fituar nga Asani e të shndërroi në gol po nga ai.

Kur Partizani po kërkonte golin e epërsisë, është Kastrioti që e gjen atë, teksa Rezi finalizoi mjaft bukur një aksion të skuadrës së tij në minutën e 87-të, duke u dhënë fitoren krutanëve.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

200 euro për 2 shtretër dhe 1 çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

Edhe të tjerët kanë det: kryeministri kroat me dëshpërim apelon te operatorët turistikë dhe gastronomia për përgjegjësi në politikat...

Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në...

Çfarë fitojmë nga fatura e qumështit?

Fatos Çoçoli Nga e hëna 14 korrik 2025, inspektorë të tatimeve, në bashkëpunim me punonjës të bashkisë dhe me policinë bashkiake, kanë nisur kontrollet në...

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një sherri me stjuardesën gjatë një...

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte qëndruar për orë të tëra...

Lajme të tjera

Web TV