KPK e përjashtoi 15 vite nga “Drejtësia”, KPA nis seancën për gjyqtaren Arjana Fullani

Nis seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Arjana Fullani, kundër vendimit të KPK të datës 23 korrik të 2019.

Vendimi i KPK i datës 23 korrik të vitit të kaluar vendosi që Fullani për 15 vite të mos ushtronte asnjë funksion në drejtësi.

Fullani e ankimoi pjesërisht vendimin që e përjashton për 15 vite por jo mbarimin e mandatit të saj si magjistratë.

Mësohet se trupa gjykuese e KPA tërhiqet në dhomë këshillimi për minuta që të marrë një vendim në lidhje me prokurën e përfaqësimit që Arjana Fullani i ka lëshuar avokates së saj./Bl.Ba/Fjala.al