Operacion i EULEX-it/ Arrestohet ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është arrestuar në shtëpinë e tij në Velani pas një operacioni nga EULEX-i dhe Policia.

Arrestimin e Krasniqit e ka konfirmuar avokati i tij, Valon Hasani. Mëngjesin e ditës së mërkurë, ka nisur bastisja e banës, proces ky që ka zgjatur për disa orë. Gjithashtu, Gazeta Express thekson se përveç banesës së tij, kontrolle janë duke u kryer edhe në disa ambiente të tjera.

Jakup Krasniqi ishe një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së. Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.

Krasniqi kishte poste të larta edhe pas luftës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ministër etj. Ai ishte ministër i Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit. Aktualisht, Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.

Pa.Va/Fjala.al