Trajneri i Tiranës, Egbo: Luajtëm si një ekip, siç dua unë, jo me lojë individuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri Emanuel Egbo është shfaqur shumë i kënaqur për fitoren e Tiranës 2-0 ndaj Kukësit.

Duke folur për mediat pas ndeshjes së luajtur në Korçë, ai është shprehur se skuadra bëri ato që kishte kërkuar trajneri, teksa shprehet se nuk ishte i lumtur me atë që ekipi tregoi në fundin e pjesës së parë.

“Tani nuk janë më lojtarët e rinj, pasi ata kanë mbi një muaj e gjysmë këtu, – ka thënë ai. – Ata janë paraqitur shumë mirë sot, por edhe pjesa tjetër e ekipit luftuar për njëri-tjetrin, pikërisht si një ekip “kampion”.”
“Unë dua një ekip dhe jo lojtarë individuale dhe pikërisht këtë bëmë sot, – ka vijuar trajneri nigerian i kryeqytetasve. – Nga fundi i pjesës së parë, kur po fitonim 2-0 kaluam në eufori. Ata duhet ta menaxhojnë më mirë lojën. Futbolli ka treguar se nuk je kurrë i sigurtë, pasi edhe Milani në finale e kishte mbyllur 3-0 pjesën e parë, por u barazua në pjesën e dytë. Ngo? Nuk kemi humburi pikën e referimit. Kemi Derrikun këtu. Jam i bindur që do bëhet një lojtar i madh që do e duan shumë skuadra.”

“Është ende shumë herët për ta gjykuar, – ka theksuar kreu i stolit të 25-herë kampionëve të Shqipërisë. – E rëndësishme është që sot e fituam ndeshjen, të tjerat nuk më interesojmë. E zgjidhëm shumë shpejt ndeshjen. E dimë që duhet ta shfrytëzojmë çdo rast dhe lojtarët këtë bënë. Najdovski në mesfushë? Jam shumë i kënaqur, jo vetëm me të, por me të gjithë skuadrën. Nuk është vetëm ai që bëri mirë, por të gjithë.”

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV