Trump vijon me akuzat/ Biden: Kini besim në fitore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump vijon të akuzojë kundërshtarin e tij politik, Joe Biden se po mundohet të manipulojë rezultatin.

Përmes një postimi në Tëitter ai shkruajti se demokratët po mundohen të gjejnë vota për Biden në Pensilvani, Wisconsin dhe Michigan.

“Ata po përpiqen të gjejnë votat e Biden në të gjithë vendin  në Pensilvani, Wisconsin dhe Michigan. Kaq keq për vendin tonë! Ata po punojnë shumë për të zhdukur avantazhin e 500,000 votave në Pensilvani. Po kështu, Michigan dhe të tjerët”, shkruan Trump në Twitter.

Nga ana tjetër, kandidati demokrat Joe Biden, ka postuar ato të cilat ai i konsideron fakte. Në rrjetin social facebook, ai shkruan se ka marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër në histori.

“Kam marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër në histori. Morëm më shumë se 50 % të votës popullore. Fituam 3 shtete më shumë se sa në 2016. Shënuam rritje në Wiscosins, Pensilvani dhe Michigan më shumë se sa Trump në 2016. Fitore.”, shkruan Biden.

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump nuk i ka kursyer akuzat ndaj kundërshtarit të tij politik, Joe Biden ku ndër të tjera ai ka paralajmëruar disa herë se do i drejtohet Gjykatës për shkak të parregullsive në procesin e votimeve, siç i konsideron ai.

Ndryshe nga Donald Trump, kandidati tjetër Joe Biden nuk i drejtohet me akuza kundërshtarit të tij politik.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Lirohen hapësirat publike rreth “Arenës Kombëtare”, procedohen 7 administratorë lokalesh

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përreth...

Të mësosh hilet para rregullave

Nga Skënder Minxhozi Kjo është pikërisht kjo që po shohim të konsumohet këto orë mes dy prej figurave të reja që hynë në fushatën e...

Punësimi i të huajve në Shqipëri/ Rreth 86 mijë aplikime deri më sot në e-Albania!

Në portalin qeveritar “e-Albania” janë regjistruar gjithsej 85,980 aplikime për “leje unike”. Ky shërbim elektronik u mundëson shtetasve të huaj që dëshirojnë të qëndrojnë...

Kishte ardhur me pushime në Shqipëri, 15-vjeçari polak bie nga kati i katërt i banesës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës, më 16 korrik, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar të...

Mbërrin në Durrës “Mircea”, veliera shkollë e Marinës rumune! U ndërtua në vitin1938

Ka mbërritur në Durrës “Mircea”, veliera shkollë e Marinës rumune. E ndërtuar në vitin 1938 në kantierin gjerman Blohm & Voss, “Mircea” është një velierë...

Lajme të tjera

Web TV