Bllokoi foltoren për replikë me Ramën, Ruçi përjashton Alimadhin për 10 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U shoqërua me debat përfundimi i fjalës së kryeministrit Edi Rama me deputetë të opozitës. Ndërsa kreu i qeverisë la sallës, deputeti Alimadhi u përfshi në debat me kryeparlamentarin Ruçi, pasi kërkonte replikë me kryeministrin.

Ruçi nuk ia ka dhënë të drejtën e fjalës për replikë por Alimadhi ka insistuar duke bllokuar foltoren. Kësisoj është përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi.

Debati:

Ruçi: Zoti Alimadhi s’ka të drejtë për replikë sepse Rama si përmendi emrin.

Alimadhi: Pse e bën qëllimisht ndaj meje, pse punoni me dy standarde.

Ruçi: E dëgjova këtu isha dhe nuk të ka përmendur emrin asnjëherë. Për herë të dytë të tërheq vëmendjen.

Alimadhi: A| do të iki nga parlamenti sepse këtë po kërkon ti.

Ruçi: Do dalësh jashtë. Po të them për herë të 5. Përjashtohesh nga seanca. Atëherë përjashtohesh për 10 ditë./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV