Dorëheqja e Thaçit, Rama: Proces absurd ndaj tij, ka mbështetjen e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shprehur hapur mbështetjen Hashim Thaçit, pasi ky i fundit, dha doreheqjen nga posti i Presidentit.

Thaçit sot iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale në Hagë, por për Ramën ky është një proces absurd.

Për më tepër ai thotë se drejtësia e Luftës Çlirimtare në Kosova është e pacënueshme kurse me procesin ndaj Thaçit do të vuloset përfundimisht pastërtia e UÇK-së.

Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare!

Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj????”, shkruan Rama.

Hashim Thaçi të enjten paradite dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës, ‘live’ gjatë një deklarate për mediat ku bëri me dije se Gjykata Speciale i kishte konfirmuar akt-akuzën për krime lufte.

Thaçi tha se është vënë në dijeni nga zyrtarët kompetentë se gjykatësi i Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër tij.

Janë këto momente jo të lehta për mua, për familjen time dhe për juve që më keni mbështetur dhe besuar këto tre dekada të përpjekjeve tona për liri”, u shpreh Thaçi, teksa theskoi se është në dispozicion të drejtësisë dhe në bashkëpunim me të.

Ai tregoi se është me fat se është gjallë dhe ka parë të realizohet ëndrrën shekullore kosovare, atë të lirisë.

Lexo edhe :  Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: "Do e lexojë Donald Trump"

Ndërkohë, menjëherë pasi deklaroi dorëheqjen, Hashim Thaçi është drejtuar drejt zyrave të EULEX.

Në zyrat e EULEX kanë shkuar edhe kryetari i PDK Kadri Veseli, ndaj të cilit gjithashtu u konfirmuan akt-akuzat për krime lufte, dhe ish-komandanti i UÇK, Rexhep Selimi./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV