Spanjë/ Humbi një nga testikujt, Ministria e Shëndetësisë do e dëmshpërblejë me 60 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë në Valencia ka dënuar Ministrinë e Shëndetësisë në Spanjë për të dëmshpërblyer me 60 mijë euro një pacient, i cili humbi një nga testikujt në spitalin “Vega Baja” në Orihuela gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pacienti fillimisht kërkoi 120 mijë euro, por gjykata vendosi për një dëmshpërblim me një shumë prej 60 mijë euro, plus interesin ligjor.

Me datë 2 mars, 2015 një 39-vjeçar nga Orihuela u paraqit në Shërbimin e Urgjencës në spitalin “Vega Baja” në Orihuela në orën 13:15, pasi kishte dhimbje të testikujve.

Pavarësisht dhimbjejeve, stafi mjekësor vendosi ta operojë pas tetë orësh që ishte paraqitur në urgjencë, por duke pasur parasysh kohën e kaluar deri sa u vendos që të ndërhyet, humbja e një testikuli nuk mund të shmangej.

Për shkak të këtij fakti, pacienti ngriti një padi gjyqësore, duke vazhduar me një proces gjyqësor me akuzën për “vonesë të pajustifikuar”, ndërsa ai u diagnostikua me skrotum akut./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Deputetët i kthehen ‘jetës’ parlamentare, nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve!

Pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature...

Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri, Braçe: Duhen figura të reja, por…

Deputeti socialist Erion Braçe, i dyti më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Tiranës me 23,864 vota, ishte këtë mëngjes i...

Mjeku vë alarmin për rritjen e infektimeve me sifiliz në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli në lidhje me sëmundjet seksualisht...

Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shuplakën e së shoqes ndaj Macron: S’ishte aspak…

Brigitte Macron, nuk po luante kur e shtyu nga fytyra bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, edhe pse ai po përpiqej të na bindte...

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 migrantë në bord,...

Lajme të tjera

Web TV