Terrorizmi nuk ka komb dhe fe, sidomos Shqiptare…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

E gjithë bota dhe njerëzimi prej muajsh janë në luftë me armikun e përbashkët dhe të padukshëm covid-19, i cili nuk ka kursyer asnjë, është vërsulur padallim kombësie, ngjyre dhe feje, në të gjithë kontinentet.

E sikur kjo mos të mjaftonte, aktet terroriste, befas shpërthejnë deri në metropolet e kulturës dhe të mirëqenies. Vjena, e bukura e natyrës dhe e artit, Vjena e valseve dhe e mendimtarëve, Vjena perandorake, simbol i mirëkuptimit dhe paqes, mikja e shqiptarëve, u godit mizorisht nga një akt terrorist prej disa të marrëve, të cilët si të dërguarit e djallit e me veshje të kamufluar si njerëz fetarë, sulmuan më verberisht se virusi i tanishëm, duke derdhur breshëri armësh mbi kalimtarët e rastit dhe  skuqur rrugët e qytetit me gjakun e të pafajshmëve.

Ky akt kriminal dhe terrorist na tronditi të gjithëve.  Aktet terroriste janë të papranueshme për çdo vend, dhe aq më tepër kur ndodhin në një qytet aq paqësor si Vjena evropiane, e librit dhe ngjyrave.

Nëse covidi e distancoi botën dhe njerëzimin, në luftën kundër terrorrizmit, padiskutim që ne jemi më të bashkuar pavarsisht, kufijve, gjuhës apo besimit.  Kjo ngjarje e tmershme  në rrugët e kryeqytetit austriak kishte tre aspekte: kriminelët terroristë, viktimat e pafajshme dhe heronjtë e vertetë të policisë.

Ajo që na habit, ishte që mediat Austriake dhe ato Evropiane, përtej raportimit të ngjarjes përhapën shpejt dhe një lajm ku flitej që një prej terroristëve i cili ishte ekzekutuar nga forcat e policisë ishte me rrënjë shqiptare.

Kjo na shokoi edhe më tepër! Një shqiptar i cili kryen akte terroriste në mes të Evropës të cilën ne duam dhe presim prej kaq shumë vitesh të intgrohemi. Të bëhemi pjesë e saj, politike ekonomike dhe kulturore, e jo vetëm si pjesë gjeografike.

Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë probleme pafund të aspekteve të ndryshme, deri edhe tek prapambetja e shoqërisë për shkakun e izolimit prej dekadash nga sistemi diktatorial, por kurresesi Shqipëria nuk është burim dhe shqiptarët terroristë.

Në një vend si i yni, ku krenohemi për harmoninë fetare që ka midis njerëzve apo gjatë luftes se dytë botërore mbajtëm dhe shpëtuam hebrenj, si në asnjë vend, teksa përndiqeshin mizorisht apo mbajtëm ushtarët Italianë, që na erdhen si pushtues fashiste, e kur  u mundën, i percollëm vellazërisht, etj, etj, nuk mund të ketë asnjë lidhje me terrorizmin, e aq më pak me atë që lidhet me abuzimin në emër të fesë.

Lexo edhe :  Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

I riu terrorist me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe shtetas Austriak, i cili ishte bërë pjesë e organizatës terroriste ISIS, nuk ishte i vetmi shqiptar në këtë ngjarje… Shumë pak u fol dhe u raportua prej mediave që një prej viktimave të pafajshme ishte me origjinë shqiptare, i ndjeri Nexhip Vrenezi.

Shumë pak u fol që pjesë e operacionit të policisë austriake për të kapur apo ekzekutuar terroristët kishte persona me origjinë shqiptare. Me shume krenari e themi që ishte një shqiptare nga Kosova, heroina Doruntina Miroci. Prandaj mendova per t’i shkruar këto rreshta sepse jam i bindur që terrorrizmi nuk ka as komb dhe fe dhe s’ka maskë t’i mbulojë.

Kjo ngjarje i tregon dhe vërteton të gjitha: terroristi, viktima dhe heronjtë janë midis të gjithëve, ne jemi me viktimat dhe ata që luftojnë krimin, terroristët janë jashtë nesh, nuk kanë as kombësi dhe as fe.

Ky fenomen antinjerëzor dhe aspak fetar i terrorizmit i cili ka monstra të dhunshëm, kriminelë enigmatik, që nuk njohin ligje, asnjë etni, asnjë qeverisje, asnjë fe, asnjë qyteterim, mund të na sulmojnë me çmenduri befas të gjithë ne.

Kjo është arsyeja e fortë që duhet të na bashkojë edhe më paqja e përbashkët. Sepse një terrorist nuk nguron të vrasë edhe persona të kombësisë së tij dhe fesë së tij, siç ishte rasti i terroristit me origjinë shqiptare që bëri viktimë edhe një bashkekombas.

Shqipëria dhe shqiptarët janë në krah të luftës kundër terrorizmit, me botën e qytetëruar, aspirojmë për të qenë pjesë e BE-së dhe luftojmë si anëtar i vendeve të NATOS kundër çdo të keqeje që cënon paqen botërore. Rrënjët shqiptare kanë edhe figura të ndritura që kanë shërbyer njerezimit mbarë për paqen në botë ,siç është krenaria jonë kombëtare, e shenjta Nënë Tereza.

Edhe Skënderbeu ishte luftëtar i Evropës së kulturuar, kundër pushtimit dhe dhunës, që mbështillej dhe me fe. Le të kujtojmë shprehjen e sakte te italianit Gino Strada: “ Terrorizmi, pra lufta e ditëve tona, është përbindëshi i vërtetë që duhet eliminuar”.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV