Veliaj në krah të Thaçit: Hashimi ashtu si UÇK, luftoi për lirinë, historia as mund të ndryshohet, as mund të harrohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur mbështetjen për Hashim Thaçin në betejën e tij ligjore në Hagë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se Hashim Thaçi, ashtu si UÇK-ja, luftoi për lirinë dhe përparimin e Kosovës dhe se historia as mund të ndryshohet, por as mund të harrohet

Lufta për çlirimin e Kosovës  ishte akti i drejtë i një populli që kërkonte liri nga masakrat dhe gjenocidi gjakatar i Millosheviçit. Hashim Thaçi, ashtu si UÇK-ja, luftoi për lirinë dhe përparimin e Kosovës! Historia as mund të ndryshohet, por as mund të harrohet”, shkruan Veliaj.

Hashim Thaçi dha dorëheqjen të enjten nga posti i Presidentit të Kosovës, ‘live’ gjatë një deklarate për mediat ku bëri me dije se Gjykata Speciale i kishte konfirmuar akt-akuzën për krime lufte.

Thaçi tha se është vënë në dijeni nga zyrtarët kompetentë se gjykatësi i Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër tij.

Janë këto momente jo të lehta për mua, për familjen time dhe për juve që më keni mbështetur dhe besuar këto tre dekada të përpjekjeve tona për liri”, u shpreh Thaçi, teksa theskoi se është në dispozicion të drejtësisë dhe në bashkëpunim me të.

Ai tregoi se është me fat se është gjallë dhe ka parë të realizohet ëndrrën shekullore kosovare, atë të lirisë.

Ndërkohë, menjëherë pasi deklaroi dorëheqjen, Hashim Thaçi u drejtua drejt zyrave të EULEX.

Në zyrat e EULEX shkuan edhe kryetari i PDK Kadri Veseli, ndaj të cilit gjithashtu u konfirmuan akt-akuzat për krime lufte, dhe ish-komandanti i UÇK, Rexhep Selimi.

Kujtojmë se në muajin prill, Prokuroria Speciale në Hagë, paraqiti një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara.

Lexo edhe :  Arjan Ndoja mbetet deputet/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit

Në dokumentin me 10 pika kërkohej ngarkimi i Thaçit, kryetarit te PDK-se, Kadri Veseli dhe disa personave të tjerë me “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura”./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV