“Ti fle gjumë në këmbë”/Rama publikon videon e Bashës: Pse të bëjnë qesharak xhanëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka publikuar një video në ‘Facebook’ nga takimet e Bashës në Durrës, duke i thënë se po bëhet qesharak.

Në këtë video Basha thotë se familjet nuk kanë marrë asnjë ndihmë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Nga ana tjetër, Rama thekson se familjet që takon Basha janë eksponentë të PD-së dhe nuk është e vërtetë që s’kanë marrë ndihmë.

“Eh mër Lul mër Lul, mirë ti që fle gjumë në këmbë po ata që të çojnë tek “hallexhinjtë” pse të bëjnë qesharak xhanëm me këta që të nxjerrin në pritë”, shkruan Rama.

Rama e ironizoi edhe më herët Bashën ku nga Durrësi deklaroi se kryedemokratit Basha shpeshherë ka dalë blof në takimet me qytetarët. Ai deklaroi se Basha nuk e merr mundimin as të fshehë provat dhe ta bëjë takimin më të besueshëm.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV