Një studim i realizuar nga New York Times ka analizuar numrin e votave të marra nga dy kandidatët për president të SHBA-së brenda komunitetit LGBT.
Ajo çfarë mësohet nga ky studim është se kandidati demokrat kishte sukses të jashtëzakonshëm dhe madje të paralajmëruar edhe në prag të votimeve, por edhe Donald Trump mori saktësisht dyfishin e votave nga komuniteti homoseksual, lezbik, biseksual dhe transgjinor krahasuar me votat që fitoi në 2016.
Por le të shkojmë tek numrat: studimi i gazetës amerikane bazohet në disa intervista të bëra në daljen e qendrave të votimit, duke pyetur rreth 15.590 qytetarë, ku 7 për qind e tyre i përkisnin komunitetit LGBT.
Nga kjo pjesë e votuesve, 61 për qind votuan për Biden, i cili në pjesën më të madhe të fushatës së tij ka shfaqur mbështetje për homoseksualët, duke u shprehur se ata “kanë nevojë për një partner në Shtëpinë e Bardhë”.
Megjithatë, 28 për qind e tyre votuan për Trump. Kjo është një përqindje shumë e lartë, nëse marrim parasysh se në vitin 2016, në garën për Shtëpinë e Bardhë kundër Hillary Clinton, kandidati republikan kishte marrë 14 për qind të votave të komunitetit LGBT, ndërsa 78 për qind votuan për Clinton.
Këtë vit Trump i dyfishoi votat e tij nga komuniteti LGBT amerikan. Një fakt ky shumë i rëndësishëm, i cili mund të mos jetë i mjaftueshëm për rikonfirmimin e tij.
Në këto zgjedhje, disa nga komuniteti LGBT për herë të parë u shpallën fitues si senator shtetesh.
Sarah McBride ishte senatorja e parë transgjinore që u zgjodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Delaware, ndërsa në New York kandidatja demokrate Rithcie Torres bëri historinë në Kongres, duke qenë i pari afro-amerikan që doli hapur si homoseksual dhe që u shpall fitues./Re.D/Fjala.al