Franca e ka vlerësuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqjen për të respektuar punën e Gjykatës Speciale të Hagës.
Ministria e Punëve të Jashtme përmes një deklarate për mediat lidhur me konfirmimin e aktakuzës për presidentin Thaçi, ka thënë se Franca është njohur me dorëheqjen e presidentit Thaçi pas konfirmimit të aktakuzës së tij nga Dhomat e Specializuara për Kosovën.
“Ne e përshëndesim dinjitetin të cilin ai e ka treguar, duke respektuar kështu punën e Dhomave të Specializuara për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ne e rikujtojmë̈, po ashtu, lidhjen tonë dhe përkrahjen tonë për Dhomat e Specializuara për Kosovën. Autoritetet franceze nuk i komentojnë̈ vendimet e drejtësisë ose procedurat juridike në zhvillim. Franca e rikujton përndryshe përkrahjen e saj konstante për procesin e dialogut ndërmjet Serbisë̈ dhe Kosovës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, shkruhet në njoftimin e ministrisë së Francës.
Në fillim ishte Gjermania që e vlerësoi gjestin e bërë nga presidenti i Kosovës./Re.D/Fjala.al