Shqipëria dhe Franca forcojnë bashkëpunimin në administrimin e pyjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Franca do të forcojnë bashkëpunimin e tyre në administrimin e pyjeve.

Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama së bashku me një delegacion zyrtar në Paris, mes ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe Agjencia Franceze për Zhvillim është firmosur një Memorandum Mirëkuptimi për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre dypalësh në mbrojtjen e mjedisit.

Ky bashkëpunim synon të forcojë ruajtjen e biodiversitetit, menaxhimin e integruar të zonave të mbrojtura dhe menaxhimin e burimeve pyjore të vendit.

Nga ana tjetër ka për qëllim të thellojë reflektimin për mbrojtjen e zonave detare, masat kundër ndotjes së ujërave si dhe reduktimin e erozionit bregdetar, të gjitha këto, thelbësore për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në bregdetin e Shqipërisë.

“Viti i Pyjeve vazhdon përtej mbjelljes së pemëve. Nën kornizën e Marrëveshjes Dypalëshe me qeverinë Franceze që u nënshkrua dje, kam privilegjin të nënshkruaj një marrëveshje të rëndësishme me Agjencinë Franceze për Zhvillim për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura. Franca është lider në administrimin dhe shëndetësimin e pyjeve dhe eksporton ekselencën franceze në këtë fushë. Agjencia Franceze për Zhvillim është tashmë një partner shumë i rëndësishëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në projektet e mëdha të ekonomisë qarkulluese dhe menaxhimit të mbetjeve, ndaj s’mund të gjenim aleat më të mirë dhe në kohën e duhur siç është Viti 2024 i Pyjeve, për të ndërtuar një urë të re bashkëpunimi që do të na ndihmojë me ekspertizën më të mirë të administrimit të pyjeve si pasuri kombëtare”, shkruan Kumbaro.

Ky memorandum Mirëkuptimi i nënshkruar në Paris, shpreh angazhimin e përbashkët për zbatimin e programeve për shkëmbimet dhe përfitimet e ndërsjellta në fushat prioritare të biodiversitetit dhe ruajtjes së burimeve natyrore.

Lexo edhe :  "Presingu" i Ramës, Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës

/O.S

Të fundit

‘Rama është sadist’, Meta nga qelia: Albanofob, po përzë shqiptarët nga Thethi

Ish-Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga qelia aksionet për shembjen e objekteve në Theth. Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta...

E kishte sjellë nga Dubai, sekuestrohet “Lamborgini” i 37-vjeçarit nga Fieri!

Një vit pasi ju sekuestruan pasuri me vlerë 1.8 milionë euro, 37-vjeçarit në Fier, Arbër Muça, i është bllokuar sot edhe një automjet luksoz. Prokuroria...

Lokalet heqin çadrat dhe shtesat, lirohen trotuarët në kryeqytet

Pas disa ditësh aksion, sërish inspektorët kanë dalë në terren. Grupet e IMT janë zhvendosur në terren që janë të shoqëruar edhe nga forca...

1969 – Shpërthen “Lufta e Futbollit” mes El Salvadorit dhe Hondurasit

Më 14 korrik 1969, shpërtheu një konflikt i armatosur i pazakontë dhe i shkurtër mes El Salvadorit dhe Hondurasit, i njohur botërisht si "Lufta...

Prishja e godinave në Theth, Berisha: Krim shtetëror, të dëmshpërblehen banorët

Lideri demokrat Sali Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe, krimin shtetëror, siç e cilësoi ai, aksionin e Policisë dhe IKMT-së ndaj banorëve...

Lajme të tjera

Web TV