Evropa në “ankth” për marrëveshjet që varen nga presidenti i ri i SHBA-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm politika në SHBA por edhe Marrëveshja për Klimën apo negociatat për marrëveshjen tregtare me BE-në pas Brexitit lidhen me fituesin e zgjedhjeve në SHBA.

Në rast se fiton zgjedhjet kandidati për president i SHBA, Joe Biden dëshiron ta prapësojë daljen e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Mbrojtjen e Klimës që në ditën e tij të parë në detyrë. Biden e bëri këtë njoftim, pasi u bë e njohur që shanset e të cilit për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë ishin përmirësuar pasi ai kishte fituar disa shtete të SHBA.

Dalja e SHBA-së nga Marrëveshja për Klimën, e vendosur nga Donald Trump, hyri në fuqi të mërkurën, një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Brexit-i dhe marrëveshjet tregtare transatlantike

Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane paralajmëroi Britaninë e Madhe që të mos i varë negociatat për një marrëveshje të ardhshme tregtare me BE-në nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA. “Unë nuk do t’ia këshilloja këtë qeverisë britanike”, tha i dërguari special i SHBA-së për Irlandën e Veriut, Mick Mulvaney. Ai tha se nuk pret që rezultati i zgjedhjeve do të dihet para “fundit të nëntorit ose fillimit të dhjetorit”.

Ngadalësimi i negociatave me BE ndërsa ora po bie mund të jetë “vetëshkatërrues” për Londrën, tha Mulvaney gjatë një takimi me Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane (IIEA) në Dublin.

Londra përgënjeshtron

Një zëdhënës i kryeministrit, Boris Johnson i hodhi poshtë si “të pavërteta” lajmet se Londra po i frenon negociatat e vështira për një marrëveshje të ardhshme tregtare derisa të bëhej e qartë nëse Presidenti i SHBA Donald Trump do të konfirmohej në detyrë apo nëse fitues i zgjedhjeve do të jetë Joe Biden, shkruan dw. Sipas këtyre njoftimeve mendohet se nëse Trump fiton zgjedhjet një Brexit i fortë mund të ketë ndikim pozitiv për një marrëveshje të ardhshme tregtare transatlantike. Kurse nëse zgjedhjet presidenciale në SHBA i fiton Biden, një Brexit pa marrëveshje është opsioni më pak i favorshëm.

Lexo edhe :  Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj

Britania e Madhe doli nga BE në fund të janarit, por vazhdon të jetë anëtare e tregut të brendshëm të BE dhe e bashkimit doganor deri në fund të vitit. Të dyja palët donin ta përdornin këtë kohë për të rënë dakord për një marrëveshje tregtare. Por bisedimet nuk po përparojnë për muaj të tërë.

r.g/fjala.al

Të fundit

Gramshi nën “pushtetin” e flakëve, kreu i Urgjencës Kombëtare: 6 banorë në spital

Gramshi po përjeton momente dramatike lidhur me situatën e zjarreve. Disa fshatra janë përfshirë nga flakët, teksa për shkak të...

PD denoncon Kadastrën: Ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve

Përmes një deklarate për shtyp, Partia Demokratike denoncon abuzimet që sipas saj po bën Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Blendi Himçi, thotë se...

“Përvëlim në vjeshtë”/ Një Shtator me temperatura jashtë normales

Grafikët e Meteo që paraqesin devijimet e temperaturës mesatare për shtatorin – Vlerat më të larta në Evropë shënohen në Francë dhe në Ballkan,...

Fabrikat e armëve trefishohen, Europa armatoset deri në ‘dhëmbë’

Fabrikat e armëve në Europë po trefishohen duke mbuluar mbi 7 milionë metra katrorë të zhvillimit të ri industrial. Ky hov përfaqëson një shkallë...

The Times: Rusia synon zhdukjen e Ukrainës, shkëmbimi i territoreve nuk e ndal luftën

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, ka pasur dy fraza që kanë qenë shtyllat kryesore të fjalimeve të përditshme të...

Lajme të tjera

Web TV