“Jam i nderuar”/ Biden flet për herë të parë pasi u zgjodh President i SHBA

Joe Biden ka bërë reagimin e tij të parë, pasi i zgjodh president i SHBA-së.

“Jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin, shtetin tonë të mrekullueshëm. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, shkruan Biden.

Presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte duke kaluar mëngjesin me familjen në shtëpinë në Delaware në momentin që u njoftua për fitoren.

Ishin mediat kryesore amerikane që e dhanë lajmin përmes projeksioneve të tyre të votave në shtetin kyç të Pensilvanisë që e bënë Biden të kalonte pragun e 270 votave elektorale.

Pa.Va/Fjala.al