Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në twitter që ai është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Joe Biden u shpall presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara ditën e shtunë dhe kjo gjë solli menjëherë reagimin e Donald Trump.
Votat e numëruara në Pensilvania, e çuan atë në 273 vota elektorale – duke i dhënë 77-vjeçarit Shtëpinë e Bardhë.
Mediat amerikane si CNN, NBC, ABC, CBS, e njoftuan menjëherë lajmin duke u ndjekur nga mediat ndërkombëtare. Por mesa duket, presidenti Trump nuk mendon kështu. Ai ka paralajmëruar se do të hap proçes gjyqëson dhe do ta dërgoj çështjen në gjykatën supreme të SHBA-së.