Rënia rekord e lirës turke, Erdogan shkarkon guvernatorin e Bankës Qendrore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia vazhdon që të ketë probleme ekonomike dhe kjo i “ka ngrënë kokën” guvernatorit të Bankës Qendrore, Murat Uysal.

Presidenti turk Rexhep Erdogan vendosi që ta shkarkojë atë nga detyra pas lira turke ra në nivel rekord, me 30 për qind që nga fillimi i këtij viti.

Një dollar amerikan u këmbye me 8.54 lira të premten pasi arriti rekordin e vlerës më të ulët,  8.58, pavarësisht dobësimit të dollarit në kohën kur po vazhdon numërimi i votave në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Guvernatoi i shkarkuar, kishte marrë këtë detyrë në korrik të vitit të kaluar, kur Erdogani e kishte shkarkuar paraardhësin e Uysalit, Murat Cetinkaya, për shkak të zemërimit të presidentit që Banka Qendrore nuk e kishte ulur shkallën e interesit për ta nxitur rritjen ekonomike.

Erdogan gjithnjë e ka bërë të qartë se e kundërshton shkallën e lartë të interesit dhe vazhdimisht ka bërë thirrje për kosto më të ulët të huave.

Erdogan thotë se vendi është në luftë ekonomike dhe se ndodhet në mes të trekëndëshit të djallit të shkallës së interesit dhe këmbimit si dhe inflacionit.

Por nëse Banka Qendrore nuk cakton politika më të rrepta të valutës, sipas Capital Economics, Turqia është në rrezik që të përballet me një krizë të plotë të valutës, si ajo e vitit 2018./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Idajet Beqiri: PS fitoi sepse këto 12 vite nuk pati “Gërdec” e “21 janar”

Teksa procesi i numërimit vijon, PS deri më tani ka marr 83 mandate dhe e dyta rendiet PD me...

Numërohen 272 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Në Shkodër janë numëruar 272 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 3317 votash ndaj PS-së. Deri më...

GJKKO heton për shitblerje votash nga PSD në Korçë, kontrolle në banesae

Policia e Korçës po zbaton një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të një procedimi penal...

Dashnor Sula zbulon ‘korombolin’ e PD: Donin 3 veta për një tokë, absurde!

“PD duhet të kuptojë që të ndërrojë popullin, sepse e ka fajin populli, jo drejtuesit e PD-së. Kriteri i vetëm është që të jesh...

Shqiptarët mendjen te zgjedhjet, Ambasada Amerikane bën njoftim për atë që s’e prisnim

Teksa e gjithë vëmendja është tek procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një...

Lajme të tjera

Web TV