Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Rama takim me Erdoganin: Thellojmë bashkëpunimin dypalësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi dje vizitë zyrtare në Turqi ku u takua me presidentin Rexhep Taip Erdogan. Kryeministri foli për rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve, ndërsa Erdogan theksoi se ka biseduar edhe për “pastrimin e mbetjeve të FETO-s” në Shqipëri, të cilët i cilëson si organizatë terroriste.

 

Ndërkohë që në Tiranë opozita ka zhvilluar protestën para kryeministrisë, shefi i qeverisë vizitoi dje Turqinë ku është pritur me një ceremoni zyrtare. Në deklaratën e përbashkët të Kryeministrit Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan premtuan thellimin e bashkëpunimit dhe forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. “Përforcuam bazën juridike të bashkëpunimit tonë. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë dollarë, objektivi ynë është ta çojmë në 2 miliardë dollarë.

Kam besim se do ia arrijmë në një kohë shumë të shkurtër, tha Erdogan. Presidenti turk premtoi se do qëndrojë krah Shqipërisë ndërsa këmbëngul sërish tek ajo që e quan “pastrimi i mbetjeve të fundit të organizatës FETO”, të klerikut Fetullah Gylen, të cilën Ankaraja e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjëse të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016. “Pjesë e axhendës sonë ishte dhe pastrimi i mbetjeve të FETO-s e cila vijon aktivitetet e saj me qëllim për t’i hedhur hije marrëdhënieve tona.

Ne nuk do ta lejojmë që të arrihet. Edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme me këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vijojë”, tha ai. Gjithashtu Erdogan tha se janë të vendosur për të thelluar dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe ushtarake me Shqipërinë.

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë u nënshkruan disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj. Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar as njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit nga autoritetet turke, vendim i cili do të hyjë në fuqi në fillim të pranverës së këtij viti.

Gjatë konferencës së për shtyp bashkë me presidentin Rexhep Taip Erdogan, Rama u shpreh falënderues për këtë vendim nga ana e shtetit turk, duke shtuar me nuanca humori se ndihej “i zhgënjyer” që patentat gjermane u njohën para atyre shqiptare. “Faleminderit për lejet e drejtimit qe juve i miratuat dhe shqiptarët të lëvizini lirisht. Në këtë rast na i miratuat pas Gjermanisë por e mirëkuptoj vonesën”, tha Rama.

Në fillim të pranverës, shtetasve shqiptarë që jetojnë në Turqi, do t’ju njihen patentat që kanë marrë në Shqipëri. Kjo do të jetë e vlefshme dhe për shtetasit turq që jetojnë në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndanë të njëjtën pikëpamje për krijimin e 2 shteteve si një prej zgjidhjes së konfliktit në Rripin e Gazës.

Në konferencën për mediat, Rama tha se kishte ndarë me presidentin turk idenë e tij për zgjidhjen e konfliktit që ka marrë me mijëra jetë njerëzish, duke theksuar domosdoshmërinë e një garancie nga 5 shtetet e Lindjes së Mesme dhe Turqia. “Nuk diskutohet dhimbja dhe shqetësimi për atë që po ndodh në Gaza,. Ne jemi të bindur se është koha për një armëpushim që duhet lidhur me lirimin e pengjeve dhe patjetër duhet garantuar nga një forcë e përbashkët e 5 vendeve të Lindjes së Mesme dhe Turqisë.

Lexo edhe :  Eranda Libohova gjallëron Pazarin e Ri në Tiranë, mbledh në koncert adhuruesit e muzikës

Unë e kam ndarë edhe me presidentin, Turqia është një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e të nesërmes për Gazën dhe Izraelin, së bashku me 5 vendet e tjera. Natyrisht nëse ne e ndajmë të njëjtën pikëpamje për domosdoshmërinë e 2 shteteve, kjo zgjidhje kërkon garancitë e veta dhe një bashkim forcash i vendeve arabe me Turqinë në kushtet kur nevoja për garanci dhe rikrijimin e një besimi pas masakrës së ndodhur ndaj njerëzve të pafajshëm është kaq e madhe saqë pa të do jetë e pamundur të ketë çfarëdolloj kthimi tek arsyeja”, u shpreh Rama.

Presidenti turk, Erdogan gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ankara me kryeministrin Edi Rama, nënvizoi se bashkëpunimi i Turqisë dhe Shqipërisë është shumëdimensional. Gjatë fjalës së tij foli për spitalin rajonal në Fier, për bastin që do të ndërtohej brenda 2 muajve dhe që bë realitet. “Jam shumë i kënaqur që pres kryemisnitrin Edi Rama në Ankara. Ju uroj mirëseardhjen edhe një herë. Bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet. Me marrëveshjet që nënshkruam, përforuam bazën juridike. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard dollarë dhe objektivi është të shkojë në 2 miliardë dollarë. Në janar 2021 dhamë lajmin që do ndërtonim një spital në Shqipëri. Vendosëm bast me zotin Rama.

Ne e mbajtëm fjalën dhe e ndërtua për 2 muaj. Do ta menaxhojmë bashkë këtë spital. Edhe ketej e tutje do te jemi pranë popullit shqiptar. Sot në mbledhjen e parë të këshillit tonë konfirmuan vendosmërinë për të ngritur në nivel më të lë lart marrëdhëniet tona. Rëndësinë që i jep Turqia zhvillimit të Shqipërisë. Përforcuam bazën juridike. Kam besim me përpjekjet e sektorit tonë privat do t’ja arrimë kësaj shifre në një kohë të shkurt. Turqia është ndër investitorët më të rëndësishëm të Shqipërisë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë reciproke do të vazhdojmë përpjekjet tona përmes agjencisë tika. Marrëveshja që nënshkruam pak më parë, do të përforcojë bashkëpunimin tonë”, tha ndër të tjera Erdogan në fjalën e tij.

Delegacioni

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëronte, u prit në një ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial në Ankara nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan. Në delegacionin shqiptar bëjnë pjesë zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ajo e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe të tjerë. “Në këtë takim të këtij Këshilli, do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe hapat e mundshëm që synojnë thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh”, shkruhet në njoftimin e bërë paraprakisht nga presidenca turke. Krahas marrëdhënieve dypalëshe Rama dhe Erdogan pritet të shkëmbejnë pikëpamje për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

Të fundit

Krizë tek Milani, “kuqezinjtë” ndalen në barazim edhe ndaj Lazios

Milani është ndalur në barazim me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në...

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja...

Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit...

Angelina Jolie s’pranon të flasë për divorcin me Brad Pitt

Angelina Jolie ka refuzuar me mirësjellje të përgjigjet në një pyetje mbi divorcin e saj me aktorin Brad Pitt në një intervistë të re...

Tani është zyrtare, Jadon Sancho është lojtari i ri i Chelsea

Chelsea ka njoftuar transferimin e Jadon Sanchos në formë huazimi nga Manchester United, 21 orë pas mbylljes së afatit kalimtar veror. Anglezi u transferua te...

Lajme të tjera

Web TV