“Dergjen në ambulanca”/Rama-Bashës: Fol për Dosjen e Shtëpisë së Verdhë, mos u fsheh pas Covid

Kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama sa i përket situatës së Covid.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai i ka kërkuar të japë llogari se përse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca dhe sipas tij vdesin rrugëve.

Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi  shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin“, shkruan Basha.

Por e menjëhershme ka qenë replika e Kryeministrit ndaj kryedemokratit Basha, i cili e akuzonte si shpifje politike për akuzat e hedhura në lidhje me faktin se kishte kontribuuar në hartimin e dosjes së Hagës për Shtëpinë e Verdhë.

Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë! E thuaje çfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”, repikloi në distancë Rama.

Më herët lideri socialist i kërkonte publikisht Bashës që të sqaronte një pozicion të tillë në lidhje me faktin se Basha kishte qenë përkthyes i mjekut peruan si pjesë e misonin të grupit hetimor të Hagës.

Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, ishte reagimi i parë i Ramës gjatë ditës së sotme./Bl.Ba/Fjala.al