Ndarja nga jeta e Koço Devoles, Veliaj: Ishte emblema e humorit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur shqiptar Koço Devole.

Ai shkruan se lajmi i beftë për ndarjen e tij nga jeta ishte i hidhur, ndërsa e quan atë emblemë të humorit tonë.

Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole. Ai ishte emblema e humorit shqiptar, na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot.

U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes. Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole.

Ai ishte emblema e humorit shqiptar, na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes“, shkruan Veliaj.

Ikona e humorit shqiptar Koco Devole është ndarë sot nga jeta në moshën 75 vjeçare, pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Infektiv, aty ku ishte rikthyer për herë të dytë edhe pse njëherë u negativizua.

Koço Devole lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit.

Ai njihet si një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Aktori ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Në nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari.

Lexo edhe :  Shqipëria në provë! Ekspertët paralajmërojnë: Turizmin nuk mund ta bëjë kushdo

Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj.

Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Në vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, me marrjen e pushtetit nga Socialistet Drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon si të paaftë.

Por gjatë ulje ngritjeve të luftës së tij për karrierë, është dashur që bashkë me familjen të emigrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vitit ’97.

Në vitin 2004 – 2005 punoi si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli”. Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri të RTSH-së në vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor në telekomedi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin...

Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot flakëve. Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti...

Lajme të tjera

Web TV