Rikonstruktohet rezervuari në Griqan të Elbasanit, Balla: Nuk ishte vënë dorë prej 45 vitesh

Pas 45 vitesh Bashkia e Elbasanit, me Agjencinë e saj Publike, është duke ndërhyrë për të vënë në funksion rezervuarin e fshatit Griqan.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste të Qarkut të Elbasanit Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja inspektuan punimet të cilat vijojnë me intensitet të lartë.

Në fjalën e tij Balla tha se duke pastruar rezervuarin më pas do të ndërtojmë digën e re dhe më tej pastrimin e të gjithë kanaleve vaditëse.

Kjo është një zonë me njerëz punëtorë dhe unë jam falenderues me punën që po bën bashkia. Ky është roli i një bashkie që është në punë, duke i shërbyer jo vetëm qytetit, por çdo banori në fshat. Kjo është ajo që kemi thënë gjithmonë, askush nuk është vetëm se vëmendja jonë është për njerëzit”, deklaroi Balla.

Me sistemimin e këtij rezervuari zgjidhet problemi i vaditjes për 40 ha tokë në Griqan./Bl.Ba/Fjala.al