Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, në vitet 2001-2005, do jetë i ftuar sot në orën 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV.
Diplomati i njohur do të analizojë zgjedhjen e Joe Biden si president i 46-të i SHBA. Por më e rëndësishme se kaq do të bëjë parashikimin se çfarë pritet për Shqipërinë dhe shqiptarët nën presidencën e tij.
Si pritet të menaxhohet çështja e Kosovës? Si ka qenë presidenca e Donald Trump? A pritet të ketë probleme në transferimin e pushtetit dhe a mund të çojnë protestat në agravizmin e situatës?
Si u përcollën zgjedhjet presidenciale nga shqiptarët e Amerikës dhe përse ka një ndarje të polarizuar të tyre.
Këto dhe të tjera, ndiqni ish- ambasadorin shqiptar Fatos Tarifa, sot LIVE në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, facebook dhe youtube. Një “Hard Talk” që nuk duhet të humbisni.