Kongresi gjuhësor shqiptar, i mbajtur në Siçili nën kryesinë e Jeronim de Radës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja

“La Revue d’Orient et de Hongrie” ka botuar, më 11 prill 1897, në ballinë, procesverbalin e Kongresit të 2-të gjuhësor shqiptar, zhvilluar asokohe në Lungro të Siçilisë me 20 dhe 21 shkurt po të atij viti.

Kongresi gjuhësor shqiptar

“Kemi para nesh procesverbalin e Kongresit të 2-të gjuhësor shqiptar, të mbajtur në Lungro (Itali) më 20 dhe 21 shkurtin e kaluar, nën kryesinë e profesorit Jeronim de Rada, poetit të njohur shqiptar. Morën pjesë njerëz të profesioneve liberale nga Sofia d’Epiro, Mucchia Albanese, Giorgio Albanese, Firmo, Pallagorio, Frascineto; 55 persona nga Lungro, përfaqësues të komunave të S. Dementrio Corone, Firmo, Acquaformosa, të komitetit “Pro Civiltate” në Bolonjë dhe dy shqiptarë nga Bukureshti.Iu bashkuan kongresit komunat e S. Nicola dell’Alto, Portocannone, Spezzano Albanese, Greci di Puglia dhe disa personazhe nga Castroreggio, Palermo, Piana dei Greci, Caraffa di Catanzaro, San Adriano në San Demetrio, Pallagorio, Catanzaro; shoqëria shqiptare “Dituria” në Bukuresht, komiteti i shqiptarëve në Napoli (Giovanni Castriota Skanderbeg, marchese di Auletta, A. Dramis, avokatët Fr. Mauro dhe G. Placco dhe profesorët Gerardo dhe Gennaro Couforti). Asnjë shqiptar i vetëm nga vetë Shqipëria !

Në fjalën e tij të hapjes, De Rada shpjegoi qëllimin letrar të veprës, duke vënë në dukje se statusi quo politik në Shqipëri ende ofron, në kushtet aktuale, garancinë më të mirë për kombësinë shqiptare. Kongresi vendosi t’i shkruajë mbretit të Italisë dhe z. Crispi (të cilët dërguan falënderimet e tyre gjatë Kongresit), komitetit të Bolonjës dhe gazetave Tribuna (në Romë), Resto del Carlino (në Bolonjë) dhe Secolo-s (në Milano).Në seancën e 21 shkurtit, Kongresi miratoi statutin e Shoqërisë kombëtare shqiptare, e cila u formua, me qëllim që të :

Lexo edhe :  1945 – Apokalipsi në Hiroshima: kur njerëzimi kaloi pragun atomik

1 ° krijojë alfabetin e përbashkët shqiptar,

2 ° të përpilojë një fjalor,

3 ° të botojë një revistë italo-shqiptare,

4 ° të lidhë marrëdhënie me vendin amë.

Shoqëria do të ketë selinë e saj në Lungro (Siçili), do të ketë anëtarë nderi (shqipfolës të të gjitha kombeve), themelues dhe anëtarë të thjeshtë. Anëtarët themelues do të paguajnë 12 franga në vit, ndërsa ata të thjeshtë 6 franga.

Bordi i shoqatës përbëhet nga :

– presidenti : Ans. Lorrecchio, nga Pallagorio;

– zëvendës-presidentët : Luigi Landa, nga Greci di Puglia, dhe Giov. Damis, nga Lungro;

– sekretari : prof. Camillo Vaccaro, nga Lungro.

Një mocion për të kërkuar nga qeveria italiane një subvencion prej 20.000 frangash për kolegjin S. Adriano, në S. Demetrio Corone, u shty për në Kongresin tjetër. Ky kongres i tretë do të zhvillohet gjithashtu në Lungro.Kongresi mori shkresa urimesh nga shoqëria “Dituria” në Bukuresht, komiteti shqiptar në Napoli, komunat e Pallagorio-s dhe Piana dei Greci, kolegji S. Adriano, z. Giuseppe Schiro, dy banorë të Giovinazzo-s ( nga Bari) dhe disa të tjerë.”

r.g/Fjala.al

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV