Presidenti i FSHF-së, Armand Duka vlerësohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Sporteve të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është vlerësuar ditën e sotme me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Sporteve i Tiranës. Ky titull i është dhënë kreut të qeverisë së futbollit shqiptar me motivacionin “Për kontributin e çmuar në promovimin e modeleve dhe praktikave në të mira në fushën e sportit dhe në veçanti të futbollit në Shqipëri”.

Në hapje te ceremonisë Rektori i Universitetit të Tiranës, z.Agron Kasa mbajti një fjalë përshëndetëse ku vlerësoi presidentin Duka për punën e çmuar që ka bërë për zhvillimin e sportit shqiptar, kryesisht në fushën e futbollit. Më pas, ishte anëtari i Senatit Akademik, z.Arben Kaçurri, i cili para të pranishmëve dha rekomandimet në lidhje me dhënien e titullit Doctor Honoris Causa”, Armand Dukës.

Në fjalën e tij, Presidenti i FSHF-së, falënderoi Universitetin e Sporteve të Tiranës për vlerësimin dhe theksoi se ndihej mjaft i nderuar për marrjen e këtij titulli./r.g/Fjala.al

Të fundit

Nis përgjimi masiv në Shqipëri?/ Ekspertët ngrenë alarmin për kompanitë telefonike

Në Shqipëri janë vendosur nga kompanitë telefonike, disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një sistem monitorimi...

Kurti ftesë LDK-së për koalicion, ja si reagojnë opozitarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion. Jehona Lushaku, anëtare e kryesisë së LDK-së thotë se është...

Ka 30 milionë pasagjerë në vit, por ky aeroport po fundoset në det!

“Kansai International Airport”, një nga aeroportet më të mëdha të Japonisë që përpunon mbi 30 milionë pasagjerë në vit, po përballet me një rrezik...

Jo vetëm votën, Berisha iu kërkon emigrantëve edhe para: Kemi nevojë për ndihmë nga ju

Zbulonhet e-mail-i i Partisë Demokratike për votuesit në diasporë. Në e-mail, PD bën thirrje shqiptarëve nëpër botë që të bëjnë donacione, duke argumentuar se është...

Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Pasiguria qe ka mberthyer boten per shkak te krizave te shumta te sigurise ne rajone te ndryshme si edhe vendimi i administrates Trump per...

Lajme të tjera

Web TV